LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pasojat dhe gjobat për censin e popullsisë/ Paralajmërimi i ministres Ibrahimaj

18 Shtator 2023, 22:49, Aktualitet CNA
Pasojat dhe gjobat për censin e popullsisë/ Paralajmërimi i
Ministrja e shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj

Ministrja e shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj, foli mbrëmjen e sotme për censin që ka nisur të zhvillohet që nga dita e sotme dhe do të zgjasë 6 javë.

Ibrahimaj tha në emisionin e Erla Mëhillit se censi i popullsisë do të japë statistika të qarta dhe të pakundërshtueshme të numrit të saktë të banorëve.

Ajo deklaroi se numri i popullsisë ka ardhur në rënie për shkak të emigracionit dhe pasojat e censit do të shihen kur e gjithë procedura e regjistrimit të popullsisë të përfundojë.

“Censi bëhet pikërisht për të bërë fotografimin e numrit të popullsisë në radhë të parë, për të dhënë një shifër të saktë e cila do të jetë pa diskutim e pakontestueshme dhe duke qenë se do të përdoret teknologjia e fundit që lë gjurmë në çdo hap të procesit, aktualisht popullsia e regjistruar në fillim të vitit 2023 është 2 milionë e 761 mijë banorë, pra nuk është më 2.8 milionë dhe rënia e popullsisë ka vite që edhe në statistika që kanë qenë të bazuara në vrojtime dhe jo në fotografim të plotë është reflektuar në rënie.

Emigracioni është një shqetësim jo vetëm i opozitës dhe gazetarëve por është edhe një shqetësim i qeverisë të cilën ne mundohemi ta adresojmë nëpërmjet politkave të ndryshme. Shqetësimi ndryshon se ne duhet të ndërtojmë politika që njerëzit të qendrojnë në vend”, tha ministja.

Ibrahimaj paralajmëroi se qytetarët që nuk i binden regjistrimit ose që plotësojnë të dhënat gabim do të gjobiten.

“Është shumë e rëndësishme që të gjithë ne, të nënvizojmë rëndësinë e këtij aktiviteti. Të dhënat do të shkojnë direkt në server dhe nuk ka asnjë mundësi që të manipulohen. PS dhe politika nuk ka ndërhyrë në të dhënat e INSTAT në asnjë rast. Qytetarët do të gjobiten kur të rezistojnë ti binden regjistrimit dhe në rast të përgjigjeve të rreme. Do të bëhet një verifikim pasi censi do të përfundojë”, theksoi ajo./ CNA

Lajmet e fundit nga