LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

21 janari/ Manja kallëzon në SPAK Lulzim Bashën, Berishën dhe Ndrea Prendin

23 Janar 2023, 17:55, Aktualitet CNA

21 janari/ Manja kallëzon në SPAK Lulzim Bashën, Berishën

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka kallëzuar në SPAK kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe ish-kreun e Gardës së Republikës, Ndrea Prendin.

Kallëzimi i tij është bërë për vrasjet e protestuesve në 21 janar të 2011-ës.

Kallëzimi në SPAK i Manjës vjen 4 ditë pasi gazetari invetigativ, Artan Hoxha, publikoi një audio-regjistrimin të Prendit me vartësit e tij, ku urdhëronte të qëllohej me armë në 21 janar.

Sipas Hoxhës, në kalian e radios ku Prendi jepte urdhrat, ishte edhe Lulzim Basha, askohe ministër i Brendshëm.

Pas publikimit të audio-përgjigjimit, mazhoranca paralajmëroi se do të bënte kallëzim në SPAK për zbardhjen e të vërtetës për vrasjen e protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kujtojmë se në 21 janar të 2011-ës u vranë në protestën para Kryeministrisë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj./ B.A. - CNA.al

Lajmet e fundit nga