LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"21 Janari" përtej viktimave

21 Janar 2023, 18:07, Editorial CNA
"21 Janari" përtej viktimave
Foto ilustruese

Ngjarja e “21 Janarit” është një nga datat më tragjike të demokracisë shqiptare dhe tranzicionit të gjatë dhe të lodhshëm.

Ndoshta pas hapjes së depove në vitin 1997, është ngjarja më e rëndë dhe me përgjegjësitë më të mëdha në historinë politike të vendit.

Katër persona u vranë në Bulevard, dhjetra të tjerë u plagosën.

Garda e Republikës po ruante perimetrin e saj, por asnjë nga viktimat nuk është brenda perimetrit të Kryeministrisë, zonës së sigurisë, kjo është përgjigja për çdo argument pro apo kundër. 

U vranë baballarë, bij nënash në Bulevard, në trotuarin përballë me Kryeministrinë, apo pa hyrë tek dera e Kryeministrisë.

"21 Janari" përtej viktimave
Foto ilustruese

Ngjarje e dhimbshme, tragjike. Sot po diskutohet në media gjithashtu një audio ende e papublikuar e plotë për të cilën gazetari Artan Hoxha pretendon se janë komandat e dhëna nga komandanti i Gardës ,Ndrea Prendi, për të qëlluar, por gjithçka duket nga tekstet e zbardhura, bëhet fjalë për të mbajtur një qëndrim të fortë brenda perimterit të sigurisë.

Gjithsesi kjo mbetet për tu parë nga SPAK dhe hetimet deri tek urdhërat apo përfshirja e Lulzim Bashës në këtë histori tragjike dhe të dhimbshme për politikën dhe tranzicionin shqiptar, por edhe për të gjithë popullin.

Partia Socialiste vijon dhe bën homazhe dhe sot e kësaj dite. Ka 10 vjet në pushtet, ka Policinë e Shtetit, ka struktuart e saj hetimore dhe vazhdon historinë se si drejtësia duhet të hapë apo të mbyllë duke bërë shqiptarët për budallenj, a thua se, kjo drejtësi është aq e pavarur sa, Edi Rama dhe Rilindja nuk dinë asgjë.

Megjithëse, një pas një, ditë pas dite janë ngjarjet që ata justifikojnë politikisht por edhe ligjërisht në shumë institucione.

Nuk ka asnjë justifikim për socialistët me ngjarjen e "21 Janarit" pasi minimalisht në instiutucionet që ata drejtonin duhet të siguronin të gjitha faktet dhe provat përfshi dhe personat që ishin në ngjarje për të deponuar në zbatim të ligjit, për të pasur një hetim të pastër, për të pasur një hetim të vërtetë në lidhje me "21 Janarin".

Por përtej viktimave, "21 Janari" ka dhe një fytyrë tjetër.

Ka fytyrën e dhunës ndaj institucioneve të Shtetit. Kujtojmë këtu se si u goditën policët, se si u dhunuan me gurë, deri në momente e vona, rreth orës 15:30, apo më vonë deri në momentet kur u regjistruan viktimat e para, policia nuk ka ushtruar asnjë akt dhune ndaj protestuesve.

Kanë qenë disa dhjetëra protestues që kanë goditur policinë me sende të forta, me shkopinj, gurë e të tjera si këto.

Foto dhe pamjet e kohës tregojnë gjithçka që ka ndodhur.

"21 Janari" përtej viktimave
Foto ilustruese
"21 Janari" përtej viktimave
Foto ilustruese

Pra përtej viktimave protesta ishte e dhunshme dhe terrorizuese për forcat e Rendit. Shumë prej tyre u plagosën dhe ky është një fakt i pakontestueshëm.

Ngjarja e "21 Janarit" ka dy anët e medaljes. Ka anën e viktimave, ka dhe anën e dhunës mbi institucionet e Shtetit, që ishte urdhëruar nga dikush.

"21 Janari" përtej viktimave
Foto ilustruese

Pamjet e kohës tregojnë persona me bojë të kuqe të paplagosur, të paprekur. Iu hidhet bojë në kokë nga ish zyrtarët e lartë të PS-së, atëherë. Tashmë kryebashkiaku Erion Veliaj apo edhe persona të tjerë politikë që qëndronin në krah të Ramës në atë kohë. U pretendua se ishte dhënë një komandë për dhunë.

"21 Janari" përtej viktimave
Foto nga protesta

Po ushtrohej dhunë, ndaj kujt lind pyetja?

U goditën policët, u goditën uniformat blu, u dhunua Shteti, institucionet e tij.

Nuk ka asnjë diskutim, plumbat mbi trupat e njerëzve janë të pajustifikueshme dhe duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit por po kaq e pajustifikueshme është edhe dhuna mbi institucionet.

"21 Janari" përtej viktimave
Foto ilustruese

Është djegia e shumë mjeteve, plagosja e shumë uniformave blu, janë pamjet tragjike që u shpërndanë në të gjithë mediat e Europës dhe botës për dhunën e ushtruar ndaj unifomave blu, por që më pas u justifikua me viktimat, sepse në rast se nuk do të kishte patur viktima në atë ngjarje ndoshta, Edi Ramën sot nuk do ta kishim më në politikë, ndoshta nuk do të ishte bërë më kurrë një kryeministër.

Por kapërcimi ndoshta i ligjit, viktimat nuk kanë asnjë justifikim dhe kjo është një gjëmë më e madhe se dhuna, por dhuna ndaj institucioneve është ana tjetër e medaljes përtej viktimave të "21 Janarit".

Faktet, fotot e kohës flasin vetë. "21 Janari" nuk mund të hetohet thjesht dhe vetëm për një komandë dhe viktimat, por duhet të hetohet dhe për çfarë ndodhi, kush i çoi, si i çoi dhe cila qe strategjia në atë protestë të dhunshme ndaj institucioneve dhe uniformave blu që më pas solli katër viktima dhe janë katër jetë të humbura.

"21 Janari" përtej viktimave
Foto ilustruese

Por gjithçka është shkak-pasojë dhe ndoshta qëllimi justifikon mjetin, por është e papranueshme e gjitha që ka ndodhur dhe këndvështrimi të lihet vetëm në aspketin e viktimave.

Po organizatorët e asaj proteste, po dhunuesit e uniformave blu, a do të mbajnë ndonjëherë përgjegjësi?

Apo thjesht dhe vetëm do të kërkohet drejtësi për viktimat?

Po, duhet të ketë drejtësi për viktimat, por drejtësi duhet të ketë edhe për dhunën ndaj institucioneve dhe uniformave blu./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga