LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“21 janari shkund" politikën/ Ngjela: Rama po mbron Berishën

23 Janar 2023, 14:30, Aktualitet CNA

“21 janari shkund" politikën/ Ngjela: Rama po mbron

Provat e reja për 21 Janarin të publikuara nga gazetari Artan Hoxha, kanë rikthyer në vëmendje hetimet për katër të vrarët në bulevard në vitin 2011.

Sipas avokati Spartak Ngjela serverat e Kryeministrisë për ngjarjen e 21 Janarit nuk janë fshirë.

Në një intervistë për "Euronews Albania", Ngjela u shpreh se Rama po e mbron Berishën, që të qëndrojë në pushtet.

“Këta kanë qenë naivë. Serveri nuk prishet. I morën ata serverat, ata kujtonin se i kishin fshirë, nuk fshihet serveri. Gjithçka që ke të incizuar këtu, e ke edhe në Kaliforni. Ata e kishin dhe mua më thanë që janë të gjitha. Madje, thanë që e kemi Saliun duke zbritur shkallët me automatik. Këtë ma tha edhe Rama, e ka konfirmuar Rama. Por Rama pse nuk e denoncoi?

Personalisht mua, pasi i thashë unë, më tha po, e dinte edhe ai, që atëherë. Do e shikojmë. Fakti që doli kjo pjesë, janë ato që iu thashë unë. Të shohim, a do t'i nxjerrin të tëra. Unë po them çfarë më kanë thënë ekspertët që pyeta rastësisht dhe se çfarë më tha Rama. Rama e ka ditur çfarë ka ndodhur atje, se si e ka dhënë urdhrin Saliun. Mbron Saliun, sepse pa Saliun ai nuk del dot. Bie, rrëzohet për 3 muaj nëse ikën Berisha”, theksoi ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga