LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sondazh/ A duhet të ndërtohen më kulla në Tiranë?

18 Mars 2023, 22:37, Aktualitet CNA

Sondazh/ A duhet të ndërtohen më kulla në Tiranë?

Ndërtimi i kullave dhe kateve pa leje në Tiranë është denoncuar vazhdimisht.

Kryeqyteti duket sikur po mbytet nga ndërtimi i këtyre dhjetërave ndërtesave që i kalojnë 40 kate dhe çmimet e tyre kanë shkuar në stratosferë.

Nëse dikush do të dëshirojë të blejë një apartament në këto pallate, çmimi i ti do të variojë nga 3.000 deri në 4.000euro/m2, çmim i papërballueshëm për shumicën.

Sipas INSTAT-it, numri i lejeve të ndërtimit të dhëna në Tiranë për vitet 2017-2021 është 1671 për një total prej 5.7 milion metra katrorë sipërfaqe.

Nga këto, më shumë se gjysma (53%), janë dhënë për ndërtesa rezidenciale.

Pra, janë dhënë leje për t’u ndërtuar 3 milion metra katorë pallate dhe vila.

Në një kohë kur Tirana po kthehet në një qytet të tejmbushur me kulla, shprehni mendimin tuaj a duhet të ndërtohen më kulla në Tiranë?

Më poshtë mund të gjeni sondazhin dhe mund të votoni për të shprehur mendimin tuaj./CNA.al

Poll

 

 

 

Lajmet e fundit nga