LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksioni i SPAK/ Një tjetër zyrtare e Policisë së Shtetit në pranga

20 Nëntor 2023, 22:23, Aktualitet CNA
Aksioni i SPAK/ Një tjetër zyrtare e Policisë së Shtetit
Foto ilustruese

Nga aksioni i SPAK, janë lëshuar 11 urdhër-arreste. Në pranga u vu ish zëvendës drejtori i Policisë Erzen Breçani dhe shefi i komisariatit numër 6 Dedan Gjoni, një tjetër zyrtare e Policisë së Shtetit është vënë në pranga.

Bëhet fjalë për oficeren e drejtorisë së kufirit dhe migracionit, J.B., e cila më pas u la në detyrim paraqitje. Në kërkim është shpallur djali i Breçanit, E. B.

Mbi 11 personat e akuzuar, SPAK ka dyshime se kanë kryer pastrim parash, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit./ CNA

Lajmet e fundit nga