LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Apeli i GJKKO refuzon kërkesën e Belerit/ Lë në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës

18 Shtator 2023, 10:21, Aktualitet CNA
Apeli i GJKKO refuzon kërkesën e Belerit/ Lë në burg
Foto ilustruese

Apeli i GJKKO ka refuzuar kërkesën për zbutje të masës së sigurisë të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

Kështu ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg.

GJKKO kaloi për gjykim çështjen e Belerit në 14 shtator, ku prokurorët deklaruan se provat mbështesnin akuzën e ngritur ndaj tij, ndërsa nga ana tjetër avokati mbrojtës i Belerit kërkoi pushimin e çështjes me pretendimin se provat janë të paligjshme.

Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit dhe akuzohet për shitblerje të votave.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, e ka quajtur arrestimin e tij një sulm politik, ndërsa nga Athina ka pasur reagime shumë të ashpra në lidhje me mbajtjen e Belerit në paraburgim.

Sipas tyre Shqipëria po cenon të drejtat e pakicës kombëtare dhe nëse vazhdon të mbajë këtë qëndrim do të ndikojë tek marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje.

Nga ana tjetër pak ditë më parë, DASH reagoi duke thënë se çështja duhet të shqyrtohet sipas ligjeve të vendit./ CNA

 

Lajmet e fundit nga