LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Apeli “rrëzon” sërish Lefter Kokën/ Bie kërkesa për zbutje të masës së arrestit

24 Nëntor 2022, 10:24, Aktualitet CNA

Apeli “rrëzon” sërish Lefter Kokën/ Bie kërkesa

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar sërish kërkesën e radhës të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për zbutjen e masës së sigurisë.

Koka kishte ankimuar masën “arrest me burg” në lidhje me akuzat për inceneratorin e Fierit.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka shtuar akuza të reja për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-vartësin e tij, Alqi Bllako./CNA.al

Lajmet e fundit nga