LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Audio-regjistrimi për vrasjet e 21 janarit/ Prokuroria thërret Artan Hoxhën

23 Janar 2023, 17:08, Aktualitet CNA
Audio-regjistrimi për vrasjet e 21 janarit/ Prokuroria thërret Artan
Gazetari Artan Hoxha

Prokuroria ka thirrur për të dëshmuar gazetarin Artan Hoxha për audio-regjistrimin e 21 janarit, që tregonte bisedën e ish-shefit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendit me vartësit e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoxha, i cili me anë të një statusi në rrjete sociale thotë se e dinte që nuk do të shpëtonte marrjes në pyetje.

Ai kërkon të dijë se përse drejtësia nuk merr në pyetje dy ish-kryeministrat dhe ish-presidentët, si dhe kreun aktual të qeverisë për këtë ngjarje.

“Thashë unë…

Nuk do i shpëtoja dot as kësaj radhe, atij vendit ku të pyesin, “si e ka emrin baba, si e ka emrin nëna”…

Ore mirë bëni, po unë këtu jam, nuk kam ku të shkoj, vetëm pasaportën e Shqipërisë kam në xhep…

Po si i bëhet të merrni ata lartë, dy ish-kryeministrat dhe ish-presidentët, bashkë me kryeministrin në detyrë, për t’i pyetur, “si e kanë emrin e babës dhe si e kanë emrin e nënës”???!!!”, thuhet në reagim./ B.A. - CNA.al

Lajmet e fundit nga