LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balla tek Erla, mund Metën te Balla

23 Shtator 2022, 09:34, Aktualitet CNA

Balla tek Erla, mund Metën te Balla

Kreu i PL-së, Ilir Meta, e ka humbur besueshmërinë te qytetarët.

Përveçse nuk e ndjekin më në protesta, nuk e ndjekin as në daljet e tij televizive.

Meta ishte i ftuar mbrëmë në "Top Story", te Sokol Balla, në televizionin kombëtar "Top Channel", por audienca ka qenë e ulët.

Ai është ndjekur live në rrjete sociale vetëm nga 175 persona, aq sa mund të kenë mbetur në partinë e ricikluar nga LSI në PL.

Ndërsa Meta injorohet nga qytetarët edhe kur del në media, nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, e ka mundur me audiencë.

Balla ishte ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, ku rezulton se është ndjekur live në rrjete sociale nga mbi 2 000 persona.

Audienca e Ballës përballë Erla Mëhillit ka qenë disa herë më e madhe se sa e Metës përballë Sokol Ballës./CNA.al

Balla tek Erla, mund Metën te Balla

Lajmet e fundit nga