LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tregon Pampuri/ Ja çfarë ndodhi me mesazhet e Bardhit në grupin e "WhatsApp"-it të PD-së

18 Shtator 2023, 14:31, Aktualitet CNA

Tregon Pampuri/ Ja çfarë ndodhi me mesazhet e Bardhit në grupin

Zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së, Oriola Pampuri, konfirmoi sot heqjen e aksesit të Gazment Bardhit për të shkruar në grupin e "WhatsApp"-it ku janë të pranishëm deputetët. 

Në një intervistë për "News 24", ajo tha se deputetët nuk mund të postojnë te grupi zyrtar i "WhatsApp"-it njoftime për takime nëpër ferma. 

Pjesë nga intervista:

Nga grupet e "Whatsapp" janë fshirë mesazhet e Bardhit dhe më pas janë hequr persona të tjerë. A është normale kjo?

PD ka rregulla dhe norma. Në grupet e "Whatsapp" nuk mund të vijnë ftesa për në fermë, nuk mund të vijnë ftesa për takime që nuk janë pjesë zyrtare e PD. Administratori që administron grupin e "Whatsapp" ka fshirë ftesën. As unë nuk kam pasur tagër të shkruaj në atë grup. Bardhi është deputet por nuk mund të bëjë lëvizje të tilla brenda partisë. Bardhi ka qenë administrator i grupit deri kur ishte sekretar i përgjithshëm dhe kryetar i grupit. Tani i është hequr e drejta për shkruar diçka, pasi nuk është më në këtë detyrë. 

Shumica e deputetëve më njohin mua për kryetar grupi thotë Bardhi, i tha gazetarja.

"Rregullorja e Kuvendit flet për zgjedhje të kryetarit të grupit thotë “zgjedh”, por nuk e thotë se cili organ i partisë e zgjedh.", tha ajo. / CNA

Lajmet e fundit nga