LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bogdani, me sytë nga Berisha/ Gruaja i del kundër, bëhet rivalja e tij në politikë

19 Shtator 2023, 13:10, Aktualitet CNA
Bogdani, me sytë nga Berisha/ Gruaja i del kundër, bëhet rivalja
Gerti Bogdani

“Shqipëria Bëhet ” është lëvizja me e re politike që drejtohet nga Adriatik Lapaj.

Lapaj, gjatë prezantimit, zbuloi pikat kryesore të programit të kësaj lëvizjeje politike si dhe bashkëpunëtorët e tij.

Një nga bashkëpunëtoret e tij, mes emrash të tjerë është Edlira Çepani, bashkëshortja e ish-kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Gerti Bogdanit.

Gerti Bogdani njihet për lëvizjet e tij sa te Sali Berisha, tek Edi Rama apo tek Ilir Meta.

Po ashtu kandidoi në Primare, për të garuar me kryebashkiakun Erion Veliaj në zgjedhjet vendore, por dështoi pasi fitues i primareve në PD u shpall Belind Këlliçi.

Por tanimë përveç dështimit, një nga kundërshtaret e tij në politikë duket se është vetë bashkëshortja e tij, Edlira Çepani.

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” është një lëvizje asnjanëse, kundër të djathtës dhe të majtës në zgjedhje dhe pikërsiht pjesë e kësaj lëvizje është dhe Çepani e nuk ka asgjë të keqe.

Ajo që vëmë re është se Shqipëria është në një emancipim shumë të madh.

Ndërkohë që burri është te PD-ja dhe pret që Berisha t’i japë ndonjë rol në parti, gruaja është kundër PD-së, pra mbështet një parti kundër burrit.

Ky është rasti i Edlira Çepanit të lëvizjes “Shqipëria Bëhet” dhe Gert Bogdanit që ende është në dilema që cilën anë të mbajë./ CNA

Bogdani, me sytë nga Berisha/ Gruaja i del kundër, bëhet rivalja
Lëvizja "Shqipëria Bëhet", pjesë dhe Edlira Çepani

Lajmet e fundit nga