LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Burracakë, s'më trembni"/ Progni publikon videon e gjurmimit: S'ma mbyllni dot gojën, do t'ia çjerr maskën AKSHI-it

19 Shtator 2023, 13:34, Aktualitet CNA

"Burracakë, s'më trembni"/ Progni publikon videon e

“Familja ime është në rrezik.”

Ky është togfjalëshi i ekspertit të IT-së, Gent Progni, në një postim në rrjetet sociale.

Progni thotë se ka gjetur një gjurmues në makinën, e cila përdorej nga ai dhe bashkëshortja.

Sipas tij gjurmuesi ka qenë i vendosur në makinën e tij prej një jave dhe ka arritur të zbulojë të gjitha lëvizjet.

Eksperti i IT-së e lidh këtë ngjarje me denoncimet që ka bërë prej kohësh për abuzimet e AKSH-it.

“Dyshoj vetem te personat që unë i kam denoncuar”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Progni shprehet i vendosur dhe thotë se një gjë e tillë nuk e tremb aspak, por do të vijojë që të denoncojë çdo lloj abuzimi që bëhet në këtë institucion.

“Po! Familja ime eshte ne rrezik!

Ne makinen e vetme ne emer te familjes time (bashkeshortes), ne makinen qe leviz cuni im eshte gjetur nje airtag i vendosur per te pakten 1 jave te cilin e zbulova dje! I vendosur poshte targes se makines ka gjurmuar prej nje jave te gjitha levizjet! Gjithcka lidhet vetem me iniciativen time per ti cjerrur masken AKSHIT , dyshoj vetem te personat qe une i kam denoncuar! Kam bere denoncimin sipas ligjit dhe po pres organet te bejne detyren, falenderoj per reagimin e shpejt dhe pres te kete rezultate! Kushdo qe ka guxuar te afrohet kaq shume nuk me tremb aspak! As nuk do me largoje dot nga Shqiperia e as nuk do me mbylle gojen! Pushka top e mua me ka nga pas!!! Shihemi shpejt burracak!!!”, shkruan Gent Progni në rrjetet sociale./ CNA

Lajmet e fundit nga