LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dje u “rrëzua” nga Kuvendi/ Shorti zgjedh sërish Arta Mandron si anëtare të KLP-së

23 Shtator 2022, 10:32, Aktualitet CNA

Dje u “rrëzua” nga Kuvendi/ Shorti zgjedh sërish Arta

Një ditë më parë Kuvendi ka rrëzuar kandidaturën e Arta Madros që vjen nga trupa e pedagogëve për anëtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Por, sot goglat kanë zgjedhur sërish të njëjtën dhe procedura duhet të përsëritet.

Në raundin e tretë të nënkomisionit, opozita dhe mazhoranca nuk gjetën dakordësi për asnjë prej katër kandidatëve dhe ashtu si në raundin e dytë u bë me short dhe gogla u tërhoq nga Gazmend Bardhi.

Për të tretën herë, edhe nëse nuk merr në Kuvend 84 votat e nevojshme, Arta Mandro do të emërohet anëtare e KLP-së, ashtu siç e parashikon ligji.

Përveç Mandros, kandidatë të tjerë ishin Florian Bjanku, Juliana Bylykbashi dhe Kreshnik Myftari./CNA.al

Lajmet e fundit nga