LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Doja të demaskoja Gjicin”/ Alma Kaçi flet për video-skandalin, mesazh për institucionet e drejtësisë

19 Shtator 2023, 16:04, Aktualitet CNA
“Doja të demaskoja Gjicin”/ Alma Kaçi flet për
Alma Kaçi

Alma Kaçi ka folur këtë të martë në lidhje me video-skandalin me Safet Gjicin, ish-kryebashkiakun e Kukësit, ku ata shiheshin duke kryer akt seksual dhe më pas diskutuan në lidhje me një tender për qentë e rrugës.

Kaçi tha se qëllimi i saj ishte të demaskonte Gjicin, i cili ishte një titullar që abuzonte me zyrën e shtetit.

“Normalisht, motivimi ishte për të demaskuar një titullar, që qytetarët presin atje te dera për të qarë hallin e tyre dhe ai abuzon me zyrën e shtetit”, u shpreh ajo në një intervistë televizive.

Alma Kaçi deklaroi se projekti për qentë e rrugës ishte thjeshtë një fabul, pasi pretendon se nuk ekziston.

“Prezantimi i projektit dhe vetë projekti ka qenë thjesht një fabul”, theksoi ajo, ndërsa bëri edhe një thirrje për institucionet e drejtësisë.

“I drejtohem vetëm drejtësisë, që të paktën po privohet e drejta e fëmijës tim. Të paktën t’i japë të drejtën të jetojë ai. Dhe të jetosh nuk do të thotë që vetëm duhet të marrësh ajër. Të jetojë me të gjitha këndvështrimet siç jeton një fëmijë”, nënvizoi Alma Kaçi./ CNA

Lajmet e fundit nga