LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Droni i së vërtetës/ Inceneratori i Tiranës, Meta falënderon gruan e tij

24 Janar 2023, 11:53, Aktualitet CNA

Droni i së vërtetës/ Inceneratori i Tiranës, Meta

Kreu i PL-së, Ilir Meta, ka falënderuar bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, në lidhje me denoncimin për inceneratorin e Tiranës.

Meta ka përsëritur denoncimin e Kryemadhit se Tirana nuk ka inceneratorë, ndërkohë qytetarët paguajnë 29 euro për ton.

“Falënderoj deputeten e PL-së, Monika Kryemadhi, për filmimet me dron për inceneratorin e Tiranës. Pra, shitet si proces incenerimi, por mbeturinat vetëm groposen”, ka thënë Meta./CNA.al

Deklarata e plotë

Doja te falenderoja deputeten e Partise se Lirise, Monika Kryemadhi per investigimin me dronin e se vertetes.

Droni i te vertetes tregoi se në inceneratorin e Tiranës bëhet vetëm nje groposje primitive e mbeturinave.

Në filmimet e zhvilluara nga Droni i te vertetes qe nga korriku 2022 deri në janar të 2023, per nje periudhe prej 180 dite provohet e kundërta e deklaratave mashtruese të kryeministrit Rama në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

Krahasimi, pamjet me dron tregojnë që në inceneratorin e Tiranës dhe landfillin e Shkodrës kryhet i njëjti proces!

Kryeministri në Komisionin Hetimor tha se: "procesi në inceneratorin e Tiranës është ekselent dhe më i liri në rajon", ndaj Droni i te vertetes ka filmuar edhe procesin e punës në landfillin e Shkodrës.

Nga krahasimi i pamjeve del që Tirana nuk ka incenerator, por thjesht një qendër grumbullimi mbetjesh të njëjtë me atë të Shkodrës. Por Bashkia e Shkodrës për të njëjtin proces, pra atë të groposjes paguan 1600 lekë të reja për ton.

Ndërkohë Bashkia e Tiranës paguan 29 euro për ton ose dyfishin, duke na e shitur si proces incenerimi kur ndërkohë kryhet vetëm groposje, pa diferencim.

Edi Rama dhe Erion Veliaj janë një, ata duhet të dalin dy para drejtësisë

Deklaratat e tyre në Komisionin Hetimor janë gënjeshtra dhe për veprimet dhe deklarimet e tyre provojne se Edi Rama dhe Erion Veliaj janë dy kokat kryesore të grupit të strukturuar kriminal të aferës së inceneratorëve.

Edi Rama është krenar për atë groposjen e neveritshme primitive, është krenar sepse rrëmben paratë dhe i con tek offshori jashtë.

Është shumë i lumtur për këtë gjë sepse firmos tak, tak, sepse ato tak, tak janë 430 milionë euro që kanë futur në xhep. Droni i se vertetes tregoi pamjet reale per te gjithe qytetaret shqiptare.

Dhe sidomos per drejtesine qe duhet te nderprese kete proces te nderprese pagesat.

Droni i te vertetes tregoi situaten reale me pamjet shume te qarta për çdo qytetar shqiptar. Situata është shumë e rëndë. Drejtësia shqiptare është në provën më të madhe se kurrë ndonjëherë në provën e ekzistencës së saj.

Kjo hajdutëri është certifikuar dhe i është vënë vula dhe çdo qytetar e ka shume të qartë kete.

Lajmet e fundit nga