LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E tregon ish-prokurori/ Si u ndërtua fabula për përfshirjen e Beqajt në aferën e sterilizimit

20 Nëntor 2023, 21:31, Aktualitet CNA
E tregon ish-prokurori/ Si u ndërtua fabula për përfshirjen e
Ish-prokurori, Eugen Beci

Ish-prokurori, Eugen Beci ka folur lidhur me aferën e sterilizimit.

Në një intervistë për emisionin "Të Paekspozuarit"  ai ka treguar se pse u ngrit fabula për përfshirjen e Beqajt në aferën e sterilizimit.

Sipas tij ajo që ngriti dyshime ishin mosveprimet e Beqajt dhe pas kallëzimit të bërë nga drejtoresha e QSUT.

“Me mosveprimet e tij Beqaj nuk ka ndërprerë konfliktin e interesit. Prokuroria ndërtoi fabulën dhe Gjyqtari thotë ky Beqja që ka ndërruar letrat, nuk mori parasysh kërkesën e drejtoreshës së QSUT  duhet të hetohet për korrupsion. Nga pikëpamja ligjore gjyqtari i përgjigjet kërkesave të Porokurorisë. Ligjerisht nuk është detyrues. ”, tregoi ish-prokurori  Eugen Beci.

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të hënën, më 20 nëntor masën e sigurisë detyrim paraqitje ndaj ish-ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj./ CNA

Lajmet e fundit nga