LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Emri Vata, në mbështetje të bizneseve/ “Nuk do të ketë ngjyrë, do të jetë një program transparent”

19 Shtator 2023, 11:51, Aktualitet CNA
Emri Vata, në mbështetje të bizneseve/ “Nuk do të
Emri Vata

Kandidati i "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Kukësit, Emri Vata, ka shpalosur një nga pikat e programit të tij që është mbështetja për biznesin.  

Vata është shprehur se e shikon biznesin si partner, duke pranuar se gjithë këto kohë biznesi në Kukës është vjedhur.

Kandidati Vata thotë se me ardhjen e tij në krye të Bashkisë së Kukësit çdo biznes do të jetë i barabartë dhe se programi i tyre do të jetë transparent.

"Kam përgjegjësi të flas përpara burrave që drejtojnë bizneset në Kukës. Këta nderojnë qytetin tonë dhe traditat e Kukësit, edhe pse në kushte të vështira. Bizneset në Kukës hasin probleme të shumta. Do jem në shërbimin tuaj. Bizneset paguajnë taksat po nuk marrin shërbimin. Biznesin une e shikoj si partner. Në Kukës biznesi është vjedhur. Filozofia ime është partneriteti me biznesin.

Ne nuk shikojmë ngjyra, çdo biznes do të jetë i barabartë. Kryetari i bashkisë është thjesht një shërbëtor. Në programin tonë do ketë transparencë.

Unë i përkas një alternative politike të djathtë. Unë përcjell në Kukës zërin e Sali Berishës. Ai ka dhënë një premtim që kur të marrë pushtetin do të heqë taksën e Rrugës së Kombit. Bizneset dëmtohen nga kjo taksë. Dëmtimi shkon te konsumatorët", ka thënë Vata./ CNA

Lajmet e fundit nga