LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ervis Martinaj, mbështetës i Lulzim Bashës/ Si nisi konflikti me pushtetin?

17 Shkurt 2023, 09:06, Aktualitet CNA

Ervis Martinaj, mbështetës i Lulzim Bashës/ Si nisi konflikti me

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka deklaruar se Ervis Martinaj është nën hetim nga dy organe të akuzës.

Ai kërkohet si i gjallë dhe si i vdekur.

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se nuk beson se Martinaj do të gjendet ndonjëherë.

“SPAK-u ka vendosur të sekuestrojë pasuritë e familjarëve të Martinajt? Pse u bë tani? Sepse ai është nën hetim. Është e çuditshme që edhe në këto momente, kur ai është i zhdukur prej datës 9 gusht.

Zyrtarisht Ervis Martinaj është njeriu më i kërkuar në Shqipëri. Unë mendoj se nuk do ta gjejnë ndonjëherë.

Çudia e gjithë kësaj është se dy prokuroritë në vend, hetojnë në varësi të ndryshme, ai është zhdukur me 9 gusht dhe që nga atëherë nuk kemi përgjigje ku është ai. Për shkak të kësaj, kemi hetim nga SPAK-u që e ka në hetim në kërkim për akuzën e grupit të strukturuar kriminal dhe Prokuroria e Kurbinit e heton për rrëmbim dhe zhdukje.

Pra, ajo që të bën përshtypje është se në këtë moment, është pikërisht fakti se organet e hetimit kanë dy çështje të ndryshme për një person”, është shprehur Hoxha.

Sipas gazetarit, Martinaj ka mbajtur anën e Bashës, arsye për të cilën u bë edhe armiku i mazhorancës së sotme.

“Ai ka mbështetur Bashën. Ai ishte armiku publik për këtë mazhorancë. Familja e Elvis Martinajt është akuzuar për mbështetjen e Berishës dhe familjarëve të tij. Por në çarjen që pati PD-ja, ata mbajtën anën e Bashës.

Shteti nuk veproi, i la kundërshtarët e Martinajt të vepronin. Kur u shpall në kërkim, Vis Martinajt iu hoq mbrojtja. Pra, ai u çarmatos dhe në fund ndodhi që një punonjës policie e dorëzoi”, është shprehur më tej Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga