LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Himara është minoritet kompakt grek"/ Gazetari ndez debat, replikat e Markos me Fevziun dhe Bidon

18 Shtator 2023, 23:00, Aktualitet CNA

"Himara është minoritet kompakt grek"/ Gazetari ndez debat,

Gazetari Stavri Marko deklaroi mbrëmjen e kësaj të hëne se Himara ka qenë, është dhe do të jetë minoritet kompakt grek.

Këetë deklaratë ai e bëri teksa po fliste për çështjen e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Kjo deklaratë në emisionin e Blendi Fevziut solli reagime të forta në studio dhe replika mes tij, Fevziut dhe drejtorit të Arkivave, Ardit Bidos.

Pjesë nga debati:

Blendi Fevziu: Pra ju po thoni që Himara, sipas jush Marko, është minoritet grek?

Stavri Marko: Është minoritet kompakt grek. Ka qenë, është dhe do të jetë.

Blendi Fevziu: Ka qenë, është dhe do të jetë minoritet kompakt grek. Ndërkohë Fredi Beleri kandidon për një bashki shqiptare dhe në fushatën e tij ka dalë me flamurin e vorio-epirit që është një simbol i papranueshëm në Shqipëri.

Stavri Marko: Për sa i përket simbolit të vorio-epirit ai është simbol i Himarës, jo i vorio-epirit. Ai flamur është simbol i Himarës.

Blendi Fevziu: Ky është simbol i Himarës?

Stavri Marko: Është simbol i pavarësisë së Himarës.

Blendi Fevziu: Pavarësisë nga kush?

Stavri Marko: Himara ka qenë e pavarur. Ai ka qenë flamuri i parë.

Ardit Bido: Ai është simbol që kanë vdekur 10 mijë shqiptarë. Ai është simbol i djegies së Borshit të Bashkisë Himarë, ai është simbol i djegies së Panaritëve.

Stavri Marko: As nuk më interesojnë fare ato përrallat e atij zotërisë.

Ardit Bido: Ai është flamuri i djegies dhe vrasjes së shqiptarëve./ CNA

Lajmet e fundit nga