LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Investimet në Shqipëri/ Rama takon ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe

19 Shtator 2023, 12:37, Aktualitet CNA

Investimet në Shqipëri/ Rama takon ministrin e Emirateve të

Kryeministri, Edi Rama ndodhet në New York.

Ai ka takuar atje Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al Nahyan.

Rama bën me dije se kanë folur për finalizimin e paketës së investimeve në Shqipëri si edhe për vizitën në Tiranë të Presidentit të EBA.

“New York - Me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, mikun e çmuar Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al Nahyan, folëm për finalizimin e paketës së investimeve në Shqipëri, si edhe për vizitën në Tiranë të Presidentit të EBA, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, e para e këtij niveli në vendin tone.”, shkruan Rama në rrjetet sociale./ CNA

Lajmet e fundit nga