LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-prokurori: Berisha rrezikon arrest shtëpie

20 Nëntor 2023, 22:11, Aktualitet CNA
Ish-prokurori: Berisha rrezikon arrest shtëpie
Sali Berisha

Ish-prokurori Eugen Beci është shprehur se nëse ish kryeministri Sali Berisha nuk paraqitet në SPAK rrezikon që ndaj tij të merret masa e sigurisë Arrest Shtëpie.

Këtë deklaratë, ish prokurori e ka bërë në emisionin Të paekspozuarit me Ylli Rakipin, ku ndër të tjera thotë se arrestimi me burg nuk bëhet për shkak të moshës së ish kryeministrit.

"Në rast se shkelet një masë sigurie e caktuar nga gjykata, prokuroria është e detyruar të kërkojë masë tjetër më të rëndë. Masa tjetër më e rëndë, është arresti i shtëpisë sepse arrestimi me burg nuk bëhet për shkak të moshës së Berishës", është shprehur Beci.

Lajmet e fundit nga