LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërcënoi me jetë djalin e kryeministrit Rama/ Arrestohet Ivzi Hoxha

24 Janar 2023, 13:13, Aktualitet CNA

Kërcënoi me jetë djalin e kryeministrit Rama/ Arrestohet Ivzi

Policia ka arrestuar shtetasin Ivzi Hoxha pasi në një emision televiziv kërcënoi me jetë djalin e Kryeministrit Edi Rama, Zaho Rama.

Hoxha është drejtuar me fjalë kërcënuese duke thënë se do të hakmerret për prishjen e banesës së tij në rrugën “5 Maji”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin I. H., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një interviste për një televizion, ka paralajmëruar se do të hakmerret për prishjen e banesës së tij, në rrugën '5 Maji'. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga