LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush është Syçi dhe një histori me Hektor Pustinën

19 Shtator 2023, 13:45, Aktualitet CNA
Kush është Syçi dhe një histori me Hektor Pustinën
Ilir Demalia

Mediat "online" tashmë e kanë bërë fakt se çdo budalla që ishte i izoluar sepse nuk e njihte kush, por njihej thjesht në disa tavolina apo rrethe të ngushta shoqërore, tani mund të bëhet mediatik dhe pasi e nxjerrin dhe e suportojnë e marrin dhe televizione të mëdha.

Ka dhe raste si “Syçi”, pseudonimi i Ilir Demalisë.

Gjithfarë budallai që vjen vërdallë kot, del e flet si filozof, njëherë bën si i djathtë (me origjinë sigurimsash dhe shërbëtorë sistemi) dhe njëherë si i majtë, i keqpërdorur nga një trafikant droge si Xhemail Pasmaçiu.

Kjo me fakte konkrete, një njeri që për shkak se fliste budallallëqe sipas interesit të trafikantit të drogës me prona të konfiskuara gjente hapësirën që i duhej, kuptohet për interesat e dyshimta të Xhemail Pasmaçiut.

Kërcënonte dhe njerëz për llogari të Pasmaçiut, aty ku gatuhen dokumente të falsifikuara nga të çmendur që hidhen nga ballkoni, këto i vlejnë një tjetër procesi që po vazhdon dhe Syçi nuk e kupton.

Por kjo ka pak rëndësi. Historitë me Xhemail Pasmaçiun dhe skenarët e tij me zagarë mediatikë, tashmë i takojnë drejtësisë.

Televizionet e trafikantëve të drogës, që përpiqen të fshihen në emrat e personave të tjerë, të cilët në fakt ashtu sikundër Xhemail Pasmaçiu duhen hetuar për të treguar se nuk mundet që një kuzhinier të fshehë paratë e një trafikanti droge në media.

T’i kthehemi pak "Syçit" dhe një historie me të. Syçi është një personazh që iu dha hapësirë në ekrane, në debate publike, ndoshta nga budallallëqet që thoshte, përtej ekranit njerëzit në shumicën e tyre duan dhe gomarllëqe të tipit Syçi, sidomos kur bën si opozitar. 

Ky injorant klasik i veshur me mantel mendimtari së fundi sulmonte Kishën Ortodokse dhe deformonte fjalët e kryepeshkopit, hirësisë së tij, Anastas Janullatos.

Mjaftonte një verifikim për të kuptuar se "Syçi" po mashtronte, po gënjente publikisht dhe Syçi po nxiste urrejtjen fetare, e cila dënohet me Kod Penal. Po ligji i përjashton budallenjtë thonë.

Një histori e shkurtër me Syçin që do pasohet nga të tjera. Edhe me "sms" në mbrojtje të trafikantëve të drogës.

Dikur para rreth një dekade, disa persona ndodheshin rastësisht në tavolinë me Syçin dhe po i kujtojmë lokalin Shëngjini, diku afër Ministrisë së Arsimit.

Në tavolinë ndodhej gazetari dhe drejtuesi i "Fiksit", FIlip Çakuli dhe Hektor Pustina, fotograf i talentuar dhe një nga ish-drejtuesit e "Top Channel" disa vite më parë.

"Syçi" i shkretë u ul në tavolinë me xhepat bosh dhe megjithëse kishte ardhur nga Amerika siç pretendonte kërkonte t’i jepej ndonjë 10 apo 20 mijë lekësh që ta kishte për të pirë ndonjë kafe rrugës me shokët. Kishte ardhur si lypsar i ulur në tavolinë. Iu dha një pjatë me makarona dhe përpara iu vunë disa midhje.

Në tavolinë kishte dhe disa persona të tjerë që po diskutonin për një çështje të caktuar, për të cilën "Syçi" nuk ia kishte haberin, por si budalla dhe llafazan që është kërkoi të thoshte mendimin e tij.

Kush është Syçi dhe një histori me Hektor Pustinën

Atje ndërhyri Hektor Pustina, i cili thotë: “ha midhje mos ha m*t” dhe "Syçi" heshti menjëherë. Ndoshta e kuptoi se vërtetë ishte duke ngrënë m*t siç vazhdon ha dhe sot e kësaj dite.

Por çështja është se ai edhe pas një dekade a më shumë, nuk qenka ngopur. Ky është Ilir Demalia i njohur si "Syçi" një sharlatan publik që vlen më pak se sa ajo që ha./ CNA

Lajmet e fundit nga