LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lajm i keq për emigrantët/ Drejt miratimit projektligji për bonusin e bebeve

18 Shtator 2023, 13:21, Aktualitet CNA
Lajm i keq për emigrantët/ Drejt miratimit projektligji për
Foto ilustruese

Sot në Komisionin e Ligjeve është miratuar projektligji për ndryshimet për asistencën sociale.

Me ndryshimin e fundit, fëmijët e emigrantëve shqiptarë nuk do të përfitojnë nga bonusi i bebeve, nga i cili kanë përfituar deri më tani.

Deputeti i Partisë Demokraike, Asllan Dogjani, kundërshtoi ndryshimet duke i quajtur një diskriminim.

Nga ana tjetër zëvendësministrja deklaroi se prioritet kanë fëmijët që lindin dhe jetojnë në Shqipëri me qëllim që të rritet lindshmëria në vend.

Kujtojmë se qeveria i mbështet familjet nëpërmjet dhënies së çekut me vlerën e 40 mijë lekëve për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë./ CNA

 

Lajmet e fundit nga