LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bardhi, pas mbledhjes me Berishën: Të ngrihet Komisioni i Reformës Zgjedhore, i japim fund modelit të PS-së në Kukës

19 Shtator 2023, 14:17, Aktualitet CNA

Bardhi, pas mbledhjes me Berishën: Të ngrihet Komisioni i

Deputeti Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së mbajtur ditën e sotme në Kukës me deputetët e opozitës tha se do t’i jepet fund modelit që ofronte PS për Kukësin.

Ai bëri publike dhe listën me emrat e Komisionit të Partisë Demokratike ku tha se kryetar në emër të grupit parplametar të PD-së është caktuar Oerd Bylykbashi.

“Do t'i japim fund modelit që ofronte PS për Kukësin. Jemi ndalur në agjendën parlamentare të kësaj jave që vjen. Në fokus ka qenë reforma zgjedhore. Grupi Parlamentar i PD ka autorizuar kreun e grupit që të kërkojë ngritjen e një komisioni. Kryetar në emër të grupit parlametar të PD-së është caktuar Oerd Bylykbashi. Anëtarë propozohen deputetët Dhurata Çupi, Dash Sula, Ervin Salianji, Tomorr Alizoti, Lindita Metaliaj, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili. Ky komision duhet të rikonceptohet.”/ CNA

Lajmet e fundit nga