LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbyllet fushata e monitorimit nga ajri 2023/ Balla: 63 misione fluturimi, rezultate të shumta

19 Shtator 2023, 12:59, Aktualitet CNA

Mbyllet fushata e monitorimit nga ajri 2023/ Balla: 63 misione fluturimi,

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me efektivët italianë të Guardia di Finanza dhe ekipin tonë drejtues të Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, për monitorimin me helikopter të territorit.

Balla falënderoi të gjithë efektivët e Guardia di Finanza për 63 misione fluturimi nga veriu në jug me rezultate të shumta të arritura.

“Në emër të qeverisë shqiptare dua të shpreh mirënjohjen time për të gjithë efektivët e Guardia di Finanza për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në mbështetje të policisë dhe në favor të popullatës shqiptare. Sot jemi këtu në Rinas me rastin e largimit tuaj në përfundim të Fushatës së Monitorimit nga ajri e cila numëroi 185 orë fluturim, 63 misione fluturimi nga veriu në jug me rezultate të shumta të arritura.”, tha ai./ CNA

Lajmet e fundit nga