LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mjeku ngre alarmin: Droga që ju paralizon, ju duket vetja sikur fluturoni

19 Shtator 2023, 10:09, Aktualitet CNA

Mjeku ngre alarmin: Droga që ju paralizon, ju duket vetja sikur fluturoni

Doktori Adrian Fandi, mjek urgjence, tregoi në një intervistë televizive pasojat që lë në sistemin nervor përdorimi i nitritit të azotit, ose i njohur ndryshe si gazi gazmor.

Fandi deklaroi se një studim i 15 neurologëve në Angli kërkon ndalimin e këtij gazi sepse efektet anësore te pacientët që frekuentojnë Shërbimin e Urgjencës janë në rritje dhe me simptoma neurologjike.

“Pacientët pasi kanë përdorur gazin nuk janë të aftë të ecin, kanë probleme të marrjes së mendjes dhe pastaj vazhdojnë me të vjella. Por ka pasur edhe raste pseudoepilepsie, e shoqëruar nga dridhjet e trupit. Kjo sepse ky gaz vepron në sistemin nervor qendror. Efektet e tij paraqesin dhimbje koke, të vjella dhe halucinacione, ku ti nuk e ndien më veten në këtë botë, por të duket si zog, sikur do fluturosh", - tha mjeku i urgjencës, duke mos përjashtuar vetëvrasjet ku përdoruesit, të paaftë për të kontrolluar veten, me idenë se do fluturojnë hidhen nga lartësia.

I pyetur nëse gazi krijon varësi, doktori Adrian Fandi e mohoi diçka të tillë, duke sqaruar se arsyeja pse njerëzit e përdorin pavarësisht problemeve neurologjike që ai u shkakton, është sepse i bën të lumtur.

 

 

Lajmet e fundit nga