LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mori ryshfet nga “Rrumi”/ Tjetërsimi i pronave, GJKKO vendos për ish-avokatin e shtetit

24 Nëntor 2022, 13:58, Aktualitet CNA

Mori ryshfet nga “Rrumi”/ Tjetërsimi i pronave, GJKKO vendos

Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar vijimin e masës së sigurisë arrest shtëpie për Irgen Kërçykun.

Ky i fundit është ish-përfaqësues i Avokaturës së Shtetit. i cili doli në përgjime me Aleksandër Lahon “Rrumin e Sukthit”, të akuzuar për tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalëzit, raporton Klodiana Lala për "BW".

Kërçyku akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Gjatë hetimeve të këtij procedimi penal është bërë e mundur evidentimi i një skeme të mirëfilltë kriminale në falsifikimin dhe regjistrimin e pronave në vijën bregdetare të quajtur “Gjiri i Lalzit”, Durrës.

Gjatë hetimeve të këtij procedimi penal Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 409 datë 30.10.2021 ka vendosur sekuestron preventive mbi një sipërfaqe toke prej rreth 200 000 (dyqind mijë) metra katrorë që gjendet në zonën e quajtur “Gjiri i Lalzit”, Durrës.

Po ashtu, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, me vendimin nr.497, datë 18.11.2022, ka vendosur sekuestron preventive mbi një sipërfaqe prej 203 100 (dyqind e tre mijë e njëqind) metra katrorë me vendndodhje Shetaj, (Gjiri Lalëz) Durrës.

Lajmet e fundit nga