LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndalimi i Shefit të Kufirit Korçë/ AMP rendit shkeljet që ka bërë zyrtari i policisë, u kap 26 kg lëndë narkotike

30 Nëntor 2023, 19:06, Aktualitet CNA
Ndalimi i Shefit të Kufirit Korçë/ AMP rendit shkeljet që
Foto ilustruese

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Korcë-Elbasan) ka reaguar lidhur me  ndalimin e punonjësit të policisë Kryekomisar S. P., 53 vjec, me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit pranë DVKM Korçë.

Ndalimi I këtij punonjësi është bërë në kuadët të ekzekutimit të urdhërit të Prokurorisë Pranë Gjykatës Së Shkallës Së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Ndalimi i tij u krye kuadër të hetimeve të Procedimit Penal të vitit 2023, referuar nga Sektori i AMP Korçë, regjistruar per veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve“

Nga veprimet hetimore të kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore rezulton e provuar se:

Kryekomisar S. P., me veprime konkrete dhe të drejtpërdrejta, duke shfrytëzuar pozicionin e tij në DVKM Korçë, në intervale të ndryshme kohore dhe në datë 27.11.2023 ka favorizuar shtetasin L.L. të kalojë kufirin në PKK Kashticë pa ju nënshtruar kontrollit kufitar në automjetin e tij, si dhe duke urdhëruar vartesit e tij për mos kryerjen e kontrollit në mjetin e këtij shtetasi.

Në lidhje me këtë procedim penal është bashkëpunuar ngushtësisht edhe me homologët e policisë Greke nëpërmjet Pikës së Bashkëpunimit Policor Greqi–Shqipëri, ku si rezultat i këtij bashkëpunimi është bërë e mundur kapja e 26 kg lëndë narkotike në shtetin Grek./ CNA

Lajmet e fundit nga