LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nënkryetari i Dhomës së Noterëve, nxjerr zbuluar “Top Channel”/ S’ma nxorën të plotë intervistën për Luizin

23 Janar 2023, 22:43, Aktualitet CNA

 

Nënkryetari i Dhomës së Noterëve, nxjerr zbuluar “Top
Fotomontazh - Luiz Ejlli, në sfond "Top Channel"

 

Ditën e djeshme, televizoni “Top Channel” sulmoi Luiz Ejllin, duke e akuzuar se “sëmundjen” e ka përdorur edhe më parë për të përfituar para.

“Top Channel” mori deklaratat e dy noterëve Artan Treska dhe Fatmir Laçej dhe deklaroi se konkurentit të “Big Brother VIP 2” i është hequr licensa e noterit.

Sipas deklaratave të transmetuara në emisionin “Fan Club”, këngëtari kishte përfituar një fond prej 2 milion lekësh të vjetra, pas një kërkese zyrtare për shkak të problemeve shëndetësore.

Por për këtë ka reaguar sot Fatmir Laçej, nënkryetar i Dhomës Kombëtare të Noterëve. Në një shkrim në rrjetet sociale, Laçej thotë se “Top Channel” nuk e ka transmetuar intervistën e plotë dhe se ai ka dashur të vendosë në pah vlerat e këngëtarit.

Reagimi i plotë:

Të dashur fansa të Luizit…

E ndjej të domosdoshme të bëj një sqarim.

Qëllimi im në intervistën e dhënë ka qenë pozitiv. Të nxjerr në pah vlerat e Luizit dhe të sqaroj marrëdhëniet e tij me ushtrimin e profesionit të noterit.

Në intervistën time kam theksuar se në momentin e ndarjes së licencave në Ministrinë e Drejtësisë kam dhënë disa porosi për të gjithë të licensuarit. Të gjithë i pritën mirë por ishte Luizi që më ndaloi dhe më përgëzoi e falenderoi për këshillat e dhëna dhe në sytë e këtij djaloshi unë pashë entuziazmin, pasionin e përgjegjësinë për detyrën e re që po merrte. Po ashtu kam theksuar se gjatë ushtrimit të detyrës, Luizi si noter nuk ka pasur aspak probleme.

Kam sqaruar se Luizit i është hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë vetëm për faktin se per një periudhë të përsëritur 60 ditore nuk e ka mbajtur zyrën hapur, gjë e cila është në kundërshtim me nenin 63 të ligjit ” Për Noterinë”. Po ashtu kam theksuar se në komunitetin tonë ne kemi shquar Luizin si një djalë simpatik që ndjellte gëzim në çdo mjedis tonin.

Intervista ime ishte e gjatë me pyetje përgjigje dhe nuk e kuptova përse ishte reduktuar në 2 – 3 fjali dhe për më tepër në vazhdim të qëndrimit të intervistës së dhënë nga i intervistuari i mëparshëm. Është e drejtë e redaksisë së televizionit të reduktojë intervistën, ashtu siç është e drejta ime ta paraqes atë ashtu siç e kam dhënë./ B.A. - CNA.al

Nënkryetari i Dhomës së Noterëve, nxjerr zbuluar “Top

Lajmet e fundit nga