LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Njoftimin për gjobë makine e merrni nga telefoni juaj/ Ja çfarë duhet të dini

19 Shtator 2023, 15:08, Aktualitet CNA

Njoftimin për gjobë makine e merrni nga telefoni juaj/ Ja

Të gjithë qytetarët, të cilët do të marrin gjobë makinash do të njoftohen me mesazh në telefon.

Në një takim me drejtues të policisë Tiranë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, tha se secili duhet të ketë llogarinë në e-Albania.

“Ne i bëjmë thirrje çdo qytetari që nëse do të njoftohet në moment për marrjen e penalitetit të shkeljes rrugore duhet të logohet në e-Albania. Aty ka numrin e telefonit dhe kur kryen një shkelje rrugore i vjen mesazhi në telefon.”

“Kjo do të behen në kohë reale. Kështu dhe qytetari njoftohet dhe brenda 15 ditëve mund të paguajë gjobën në vjerën e 10 për qind të vlerës së marrë.”, tha drejtori i policisë, Muhamet Rrumbullaku./ CNA

Lajmet e fundit nga