LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prapaskenat për mbylljen e kolegjit turk/ Deputeti i PD-së, ngre dyshime

23 Shtator 2022, 10:20, Aktualitet CNA

Prapaskenat për mbylljen e kolegjit turk/ Deputeti i PD-së, ngre

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif”!

Sula ka kërkuar transparencë për Vendimin e Qeverisë.

Sipas tij, gjithçka ndodhi në ditën që Kryeministri ndodhej në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku një peshë të madhe në diskutim kishte agresioni i diktatorit rus në Ukrainë, në Shqipëri urdhëroi ministrat e tij që të mbyllnin një shkollë që operon në vend prej 30 vitesh.

Prapaskenat për mbylljen e kolegjit turk/ Deputeti i PD-së, ngre

“Mbyllja e një institucioni arsimor pa transparencë në një kohë që situata në sektorin e arsimit është e rëndë, është e dyshimtë. Ju kujtoj se sipas statistikave zyrtare numri i nxënësve është ulur me 37% gjatë kohës që në krye të qeverisë është kryeministri aktual.
Nëse Kolegji Turk 'Mehmet Akif' ka shkelur ligjet e shtetit shqiptar gjatë operimit në vendin tonë, atëherë duhet t'u nënshtrohet masave administrative sipas rastit. Por dhe këtu ka një por të madhe, nga një verifikim i thjeshtë në adresat zyrtare të institucioneve shtetërore ky kolegj rezulton te 10 institucionet më të mira arsimore në Shqipëri. Nuk ka asnjë raportim për shkelje të ligjeve vendase”, shkruan Sula në rrjete sociale.

Duke iu referuar raportimeve të shumta mediatike, sipas Sulës, dyshohet se urdhri për mbylljen është një plotësim dëshire nga Kryeministri Rama ndaj Presidentit turk Erdogan. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë do të ishte kërcënim serioz për vendin.

“Ndaj për të shmangur çdo dyshim të arsyeshëm që mund të ngjallte urrejtje mes popujve të dy vendeve, Shqipëri-Turqi, qeveria shqiptare duhet të dalë menjëherë e të bëëj transparencë menjëherë për vendimin e mbylljes. Nëse kolegji turk ka shkelur ligjet shqiptare atëherë duhet të dalë Ministria e Arsimit e të thotë se cilat ligje ka shkelur. Nëse jo, atëherë qeveria duhet të mblidhet sërish e të anulojë vendimin. Shqipëria është shtet ligjor dhe s’mund të funksionojë me orekse personale”, përfundon reagimin deputeti demokrat./CNA.al

Lajmet e fundit nga