LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Projektligj për mbrojtjen e të dhënave personale/ Manja: Së shpejti do të votohet në Kuvend

19 Shtator 2023, 10:54, Aktualitet CNA
Projektligj për mbrojtjen e të dhënave personale/ Manja: Së
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar se projektligji për mbrojtjen e të dhënave personale shumë shpejt do të kalojë në qeveri dhe më pas do të votohet në Kuvend.

Manja tha se për këtë projektligj ka shkuar dy herë në Bruksel pasi ka patur shumë diskutime .

Ministri ka nënvizuar se ky ligj është në përputhje me direktivat dhe rregullatorët e BE-së.

Në fakt shtesat dhe ndryshimet që propozon ligji për të drejtën për informim nuk prekin agjendën e integrimit. Këto ndryshime erdhën pas diskutimeve me ekspertët.

Ligji për të mbrotjen e të dhënave personale është në përputhje me driektivat dhe rregullatorët e BE-së.

Për këtë projektligj kemi vajtur dy herë në Bruksel. E kemi çuar herën e parë janë reflektuar të dhënat e Brukselit. Tani ka ardh projektligji.

Do të kalojë në qeveri dhe do vijë në Kuvend, brenda këtij sesioni do të diskutohet në Kuvend”, njofton Manja në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve./ CNA

Lajmet e fundit nga