LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbështetësit e ish-anëtarit të UÇK-së, protestë para gjykatës/ Kërkojnë të mos ekstradohet

19 Shtator 2023, 12:24, Aktualitet CNA

Mbështetësit e ish-anëtarit të UÇK-së,

Mbështetës të ish-anëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj janë mbledhur ditën e sotme para Gjykatës së Tiranës në shenjë protestë për lirimin e tij.

Mesditën e kësaj të marte ka nisur seanca gjyqësore për Goxhajn i cili ndodhet në burg, ku do të miratohet kërkesa për ekstradimin e tij ose jo.

Më 31 korrik, autoritetet shqiptare arrestuan në Tiranë ish-ushtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj, për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, e cila e kishte shpallur në kërkim.

Gjykata Speciale e Kosovës e akuzon Goxhajn se ka bërë publik emrat e dëshmitarëve në disa raste të hapura më herët nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Arrestimi i tij synon ekstradimin në Dhomat e Specializuara./ CNA

Lajmet e fundit nga