LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr mes adoleshentëve/ 16-vjeçari plagos me mjet prerës bashkëmoshatarin

18 Shtator 2023, 15:56, Aktualitet CNA

Sherr mes adoleshentëve/ 16-vjeçari plagos me mjet prerës

Një konflikt ka ndodhur mes dy adoleshentëve ditën e sotme në Shkodër.

Rreth orës 14:00, në lagjen "Kongresi i Përmetit", në rrugë, gjatë një konflikti të çastit ndërmjet dy 16-vjeçarëve, shtetasi Xh. P. ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin K. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë intensivisht krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit Xh. P.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./ CNA

Lajmet e fundit nga