LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shkulni gozhdën ju mbetet vrima, gomarica”/ Rama shfrenon gjuhën në parlament

24 Nëntor 2022, 13:23, Aktualitet CNA

“Shkulni gozhdën ju mbetet vrima, gomarica”/ Rama shfrenon

Kryeministri Edi Rama ka shfrenuar gjuhën në parlament, teksa nuk i ndal sulmet ndaj opozitës.

Teksa e quan Portin e Durrësit si një nga investimet më të mëdha në historinë e Shqipërisë, Rama ka shpërthyer ndaj deputetëve të opozitës duke thënë se sillen vërdallë si gomaricat e Faik Beut.

"Shqiptarët dhe durrsakët do të kishin të ardhura të mëdha, bilanci i pagesave do të ishte influencuar për mirë. Po më mirë vonë se kurrë dhe ja, vonë, por do të kemi një investim në masë dhe në impakt ekonomik sesa Porto Montenegro. E kam të vështirë të gjej paqen, nuk keni si ta dini se si njeriu mund të jetë krejt ndryshe nga ju.

Punët janë të ndyra, të ashpra. Jeni mësuar të vini vërdallë si gomaricat e Faikut. Si luftoni për darën ju o trima, kur shkulni gozhdën ju mbetet vrima. A do qumësht a do dhallë, gomaricat vijnë vërdallë. Dandi Dandi, kandi randi, rroftë e qoftë Salillandi.

Rroftë soji dhe sorrollopi i gomaricave politikë dhe mediatikë të mblidhen dhe të hidhen përpjetë dhe nuk ka shans që t'ja heqë njeri Durrësit këtë investim strategjik", deklaroi Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga