LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Është i vetmi që …”Andi Bushati krahason Beqajn me Tahirin, Ahmetajn, Kokën e Dakon

20 Nëntor 2023, 21:44, Aktualitet CNA
“Është i vetmi që …”Andi Bushati krahason
Analisti, Andi Bushati

Analisti, Andi Bushati ka folur lidhur me aferën e sterilizimit dhe dhënien e masës ‘detyrim paraqitje’ për ish-ministrin, Ilir Beqaj.

Në një intervistë për ‘Syri Tv’ ai e krahasoi Beqajn me Saimir Tahirin, Arben Ahmetajn, Lefter Kokën, Vangjush Dakon e të tjerë.

Sipas Bushatit, Beqaj ka pasur më shumë mbështetje politike.

Analisti dha tre arsye që sipas tij tregojnë që ka një diferencim që Beqaj është më i mbrojtur dhe këta të tjerët janë lënë t’i hidhen, si mishi i vjetruar, urisë së prokurorëve.

“A ka pasur Ilir Beqaj më shumë mbrojtje politike se Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Lefter Koka, Vangjush Dako e të tjerë? Padyshim që ka pasur. Është i vetmi që kur u dha masa e prokurorisë ishte në detyrë. Në të gjitha rastet jemi mësuar se prokuroria i ka marrë leje Ramës, Rama i ka hequr nga detyrat dhe funksionet shtetërore, ndërsa Beqajn jo që e mbajti në agjensi por pak kohë më parë e bëri një nga negociatorët kryesorë me BE. Pra duket se ka pasur një mbështetje nga Rama. E dyta që vëmë re është se ata dy prokurorët e SPAK që çuan padinë e parë në gjykatë, e përjashtuan Beqajn nga padia dhe një nga ata prokurorët ishte ai prokurori që Rama kundër Juri Kim e mbështeste për tu bërë kryetar i SPAK.

E treta, a po hetohet për Ilir Beqajn, siç u hetua për Saimir Tahirin dhe Arben Ahmetajn, pra drejt pasurisë së personit? Deri tani nuk e kemi këtë. Të treja këto raste që përmenda duket se ka një diferencim që Beqaj është më i mbrojtur dhe këta të tjerët janë lënë ti hidhen si mishi i vjetruar urisë së prokurorëve. Dukemi qesharak në sytë e publikut nëse fillojmë garën nëse Edi Rama e do më shumë Beqajn apo pak më pak, ose urren pak më shumë Ahmetajn. Nqs do flasim për drejtësi, ne jemi një vend ku ministri dënohet për kanalizimin dhe drogëzimin e vendit, një vend ky dy ministra janë të burgosur për inceneratorët, ku koncesionet në shëndetësi kanë dalë një hajdutësi e madhe dhe Edi Rama nuk hetohet. Pra nuk kemi çështjen u privilegjua Beqaj dhe u godit Ahmetaj, këto janë lojëra oborri. Ne që s’kemi një drejtësi të drejtë dhe të pavarur është fakti që në të gjithë piramidën shtetërore vidhet dhe kreu i kësaj piramide del i pastër. Kjo e hedh poshtë këtë fabulën e drejtësisë së re.”, tha Bushati./ CNA

 

Lajmet e fundit nga