LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sondazhi/ Kush i fiton zgjedhjet për kryebashkiak në Kukës?

18 Shtator 2023, 13:42, Aktualitet CNA
Sondazhi/ Kush i fiton zgjedhjet për kryebashkiak në Kukës?
Foto ilustruese

Pas skandalit me Safet Gjicin dhe arrestimin e tij, në 24 Shtator do të ripërsëriten zgjedhjet për kryetar bashkie në Kukës.

Dy emrat që kandidojnë janë Emri Vata, i koalicionit Bashkë Fitojmë dhe Albert Halilaj, kandidat i Partisë Socialiste.

Ndërsa kanë mbetur edhe 6 ditë nga zgjedhjet, CNA ka krijuar një sondazh ku pyet qytetarët se “Kush do t’i fitojë zgjedhjet për bashkinë e Kukësit?”

Qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin një prej emrave thjesht duke klikuar mbi emrin e kandidatit Emri Vata apo kandidatit Albert Halilaj, të parashtruar më poshtë: 

Poll

Kujtojmë se ish-kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici ndodhet pas hekurave dhe akuzohet për veprat penale, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Ai u përfshi në një skandal erotik, i cili i kushtoi postin dhe lirinë.

Po ditën e plasjes së skandalit erotik, kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga detyra.

Gjici gjithashtu reagoi në rrjetet sociale, duke thënë se ky ishte një kurth nga kundërshtarët e tij politik.

Theksojmë se, Gjici fitoi zgjedhjet e 14 Majit, kundrejt kandidatit të Bashkë Fitojmë, Admir Sinamati me 11,632 vota.

Ky i fundit mori vetëm 9592 vota, duke bërë që PD të humbte një nga bastionet e saj./ CNA

 

Lajmet e fundit nga