LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Xhaçkën/ Shehaj: I padrejtë, është marrë nën presion

24 Janar 2023, 12:05, Aktualitet CNA
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Xhaçkën/ Shehaj: I
Deputeti i PD-së, Agron Shehaj

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, e ka quajtur të padrejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e ministres Olta Xhaçka.

Përmes një reagimi, Shehaj shprehet se është e qartë që Xhaçka ka përdorur pushtetin për të pasuruar veten, bashkëshortin dhe kunatën.

Ky vendim është i padrejtë, shkon kundër interesit publik dhe është marrë nën presionin e Qeverisë.

Është e qartë si drita e diellit se Xhaçka në shkelje të Kushtetutës ka përdoruur pushtetin për të pasuruar veten, bashkëshortin dhe kunatën.

Shqiptarët shpresonin të shihnin se kishte mbaruar koha e shtyrjeve dhe shmangieve kur duhet të gjykohet fati i qeveritarëve.

Për çdo gjykatës, askush nuk duhet të jetë i paprekshëm, dhe vetëm atëherë në Shqipëri do të kthehet shpresa dhe besimi se asnjë nuk është mbi ligjin”, ka thënë Shehaj.

Lajmet e fundit nga