LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vota e emigrantëve/ KQZ, kërkesë Komisionit për Reformën Zgjedhore

24 Janar 2023, 14:54, Aktualitet CNA
Vota e emigrantëve/ KQZ, kërkesë Komisionit për
Foto ilustruese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore që të plotësohet boshllëku ligjor për të bërë të mundur votën e emigrantëve.

Brenda kërkesës, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, thotë se është detyrimi i Kuvendit të plotësojë këtë boshllëk ligjor brenda vitit.

 “Plotësimi i boshllëkut ligjor në lidhje me votimin nga jashtë sa më shpejt të jetë e mundur, krijon kushtet objektive për KQZ Shqipëri për miratimin e akteve përkatëse nënligjore, si dhe përgatitjen e kushteve për realizimin e votimit nga jashtë për zgjedhjet e radhës për Kuvendin”, thuhet në kërkesën e KQZ-së./ CNA.al

Vota e emigrantëve/ KQZ, kërkesë Komisionit për

Lajmet e fundit nga