Policia me urdhër të Prokurorisë së Posaçme dhe vendimet e gjykatës, ka kryer një operacion në kryeqytet ku ka lëshuar 11 urdhër arreste, ku përfshiheshin ish drejtues të lartë të policisë, po ashtu dhe punonjës të policisë.
Mes emrave që janë vënë në pranga të policisë është ish zëvendës drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani, dhe është lënë në detyrim paraqitje oficerja e drejtorisë së kufirit të migracionit J.B.
Urdhër arresti është lëshuar edhe për një tjetër personazh të njohur nga drejtësia siç është Ervin Mata, i njohur për përplasjen me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj disa vite më parë.
Ngjarja ka ndodhur në 4 tetor të 2018, ku ka mbetur i vrarë Fabjan Gaxha, truproja i Ervis Martinajt.
Por si arriti SPAK deri në lëshimin e 11 urdhër-arresteve dhe zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale?
Pak javë më parë, familjarë të Ervis Martinaj kanë dorëzuar në SPAK kodet e aplikacionit “Sky” që janë përdorur nga Martinaj, para se ai të zhdukej.
Familjarët kanë dorëzuar disa kode të aplikacionit, që janë përdorur nga Martinaj gjatë periudhës kur “Sky” ishte funksional.
SPAK disa muaj më parë ka marë nga autoritet Belge dhe Franceze, komunikime të rëndë nga aplikacioni SKY për shumë shqiptarë pjesë e grupeve kriminale.
Pak kohë më parë është çkoduar telefoni i Martinaj. SPAK ka nxjerrë të dhënat dhe janë siguruar provat që lidhen me ngjarjen në zonën e ish Bllokut 5 vite më parë dhe të tjera në vazhdim.
Falë çkodimit të kodeve të Martinajt në SKY janë zbuluar detaje shumë të rëndësishme dhe të dhëna mbi ngjarje kriminale, trafikun e drogës etj.
Mësohet se është zbuluar komplet dinamika e ngjarjes dhe vrasja që ka ndodhur në ish zonën e Bllokut, largimi i dëshmitarëve, ndihma edhe nga policia e shumë detaje të tjera.
Kujtojmë se Ervis Martinaj ndodhet i zhdukur që prej muajit Gusht të 2022. Ende nuk dihet fati i tij. SPAK ka kryer disa herë kontrolle të befasishme në banesën e Martinajt në Fushë Kuqe dhe Surrel ku ka gjetur armë dhe shumë element të tjerë.
Autoritetet shpesh janë pyetur për fatin e Martinajt, i cili vazhdon të jetë ende një mister edhe për drejtësinë.
Ekspertët së fundi kanë paralajmëruar se do të ketë shumë arrestime në radhët e policisë dhe organet ligjzbatuese.
Mbi 11 personat e akuzuar, SPAK ka dyshime se kanë kryer pastrim parash, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit./ CNA
Nga aksioni i SPAK, janë lëshuar 11 urdhër-arreste. Në...
Ish-prokurori Eugen Beci është shprehur se nëse ish kr...
Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa ka paralajmër...
Ish kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka folu...
Sonte në emisionin e gazetarit Ylli Rakipi ku po diskutohe...
Analisti, Andi Bushati ka folur lidhur me aferën e ste...
Policia me urdhër të SPAK ka kryer një operacion nga k...
Ish-prokurori, Eugen Beci ka folur lidhur me aferën e ...
Gazetari, Andi Tela në emisionin Të Paekspozuarit" ka...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur mbi konces...
Kryeministri, Edi Rama edhe këtë të hënë ka zgjedhur që ta...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjegjan të Pukës. D...
Të tjera detajet janë zbardhur në lidhje me aksionin e...
Avokati, Genc Gjokutaj ka folur lidhur me masën e sigurisë...
Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i ish zëven...
Policia ka zhvilluar një operacion në kryeqytet me kër...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ...
Analisti, Fatos Lubonja ka folur lidhur me situatën e...
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka bërë me dije se familja...
Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ka komentuar aksionin...
Lidhur me pesticidet e ndaluara në vendet e BE-së, por...
Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, i cili njihet si manjat ...
Për aksidentin në Durrës ku drejtuesi i furgonit, Ndue Aba...
“Stop” u ndal në një aksident të ndodhur në 7 Mars 2023 në...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Marjan Marku alias Martin Bardhi u vra në një atentat ...
Marjan Marku alias Martin Bardhi u ekzekutua mën...
Xhevair Ibraj, mekaniku shqiptar që u kap në Irlandë me dr...
Radhë të gjata me automjete janë krijuar në pikën kufi...
Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka ...
Edhe për ditën e sotme pritet përmirësim i përkohshëm ...
Shumë gjendje, autoimune apo sëmundje dërgojnë shenjat e t...
Nëna insistonte me djalin e saj 4 vjeç që të kërkonte të f...
Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, më 30 nëntor nis pun...
Një anije luftarake e marinës amerikane në Detin e Kuq...
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshjen për të zg...
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Jerusalem ku ...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Sot më 30 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.2...
Rritja e kredisë konsumatore është përshpejtuar në tre...
Transfertat kombëtare në euro janë rritur ndjeshëm gja...
Sot më 29 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.5...