
A korrupton pushteti apo të korruptuarit janë më të prirur për të kërkuar pushtet?
Nëse pushteti e korrupton një person - apo nëse një person...
Pas disa vitesh plot ankth për hapat prapa që ka përjetuar demokracia në shumë vende të botës, muajt e ardhshëm do të na tregojnë shumë mbi gjendjen reale të qeverisjes popullore në mbarë botën. Në tetor, Argjentina do të zgjedhë presidentin e ri, që do të pasojë në detyrë Alberto Fernandezin.
Ndërkohë në Zelandën e Re, koalicioni i udhëhequr nga Laburistët përballet me një sfidë të fortë nga blloku opozitar i udhëhequr nga Partia Kombëtare.
Dhe në nëntor, Holanda do të mbajë zgjedhjet parlamentare të parakohshme për të zëvendësuar Mark Rute, kryeministrin më jetëgjatë të vendit, qeveria e të cilit u rrëzua në korrik.
Edhe Britania e Madhe pritet të mbajë zgjedhjet e reja parlamentare në një moment gjatë vitit të ardhshëm. Meksika planifikon të mbajë zgjedhjet e saj presidenciale në qershor 2024, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara në nëntor dhe Gana në dhjetor të po atij viti.
Në secilin prej këtyre vendeve, fushatat elektorale kanë nisur tashmë. Por më shumë se me vetë zgjedhjet, në lojë është demokracia. Dhe që të funksionojë siç duhet, ajo duhet të ofrojë një qeverisje efektive për qytetarët. Për këtë arsye, udhëheqësit aspirantë duhet të nisin të përgatiten që tani për 100 ditët e tyre të para në detyrë.
Sigurisht, nuk ka asgjë magjike te ky afat kohor. Përqendrimi te kjo fazë fillestare e mandatit qeverisës të një udhëheqësi, nuk nënkupton se të gjitha qëllimet duhet të arrihen deri në fund të saj.
Edhe pse ky term nisi të kishte një rëndësi të veçantë gjatë presidencës dinamike të Frenklin D.Ruzveltit në SHBA, është e rëndësishme të theksohet se kur FDR fitoi zgjedhjet e vitit 1932, në kulmin e Depresionit të Madh, ai nuk ishte i fokusuar te “100 ditët e para”.
Përkundrazi, ai ishte i vendosur të vepronte shpejt dhe me vendosmëri përballë një situate dëshpëruese, duke miratuar me shpejtësi 15 reforma të mëdha. Vetëm më vonë, analistët e vunë re se sa shumë kishte arritur ai në harkun kohor të vetëm 3 muajve.
Sot, koncepti i “100 ditëve të para”, ofron një kornizë të dobishme për liderët e ardhshëm, koha e të cilëve në detyrë mund të përfundojë më shpejt sesa e kuptojnë ata, dhe “muaji i mjaltit” me partitë e tyre, por dhe partnerët e koalicionit, mund të jetë shumë më i shkurtër nga sa mund ta kishin shpresuar.
Gjatë kësaj kohe, ata duhet të përqendrohen te 3 parime kryesore.
Së pari, udhëheqësit duhet të jenë të qartë mbi prioritetet e qeverisë së re.
Kjo gjë është më e lehtë të thuhet sesa të realizohet. Politikanët trajtojnë nëpër fushata elektorale shumë çështje, së bashku me ato më të rëndësishmet për aleatët e tyre politikë dhe elektoratin.
Për pasojë, agjenda e tyre i ngjan shpesh një inventari, dhe jo një liste detyrash të fokusuar te 3 ose 4 qëllime kryesore. Kjo mund të ketë pasoja shkatërruese. Më kujtohet shumë mirë vizita e ish-kryeministrit tunizian Hamadi Xhebali në Oksford, pak kohë pasi kishte dhënë dorëheqjen nga detyra.
Pasi kaloi 17 vjet burg për bindjet e tij politike, revolucioni i Tunizisë i vitit 2011, i dha mundësinë që ta udhëhiqte vendin tij. Megjithatë ai tha dorëheqjen pas vetëm 13 muajsh, sepse e ndjeu se pavarësisht synimeve ambicioze, qeveria e tij nuk kishte arritur në thelb asgjë.
Sipas Xhebalit, dorëheqja ishte mënyra e vetme, përmes së cilës ai mund të fitonte besimin e tunizianëve. Dhe leksioni nga kjo ngjarje, është se prioritetet dhe planifikimi strategjik janë vendimtare për liderët e sapozgjedhur në detyrë.
Së dyti, është jetike përgatitja e duhur.
Qëndrimi katastrofik vetëm 45-ditor i Liz Tras si kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar, që përveç një krize politike, i kushtoi vendit afro 30 miliardë paund, nxjerr në pah pasojat e mundshme të marrjes së detyrës pa një përgatitje paraprake.
Ndërkohë, paga minimale në Britaninë e Madhe, e prezantuar për herë të parë në vitin 1997 nga kryeministri i atëhershëm Toni Bler, vlerësohet gjerësisht si një sukses i jashtëzakonshëm. Përgatitja e kujdesshme i dha mundësi qeverisë laburiste të Bler të miratonte ligjin e ri dhe të krijonte një komision të përbërë nga ekspertë nga sektori privat, sindikatat dhe shoqëria civile për të rregulluar specifikat e politikës, dhe për ta përshtatur atë sipas nevojës.
Ish-kryeministri Dejvid Kameron ndoqi një qasje të ngjashme, kur krijoi në vitin 2010 Zyrën e pavarur për Kontrollin e Buxhetit. Por përgatitja nuk kërkon domosdoshmërisht njohjen me detaje të politikave. Përgatitja efektive përfshin nxjerrjen e mësimeve nga përvojat e mëparshme, si dhe krijimin e një kuadri për një qasje të adaptueshme, e cila shfrytëzon ekspertizën thelbësore.
Së fundi, udhëheqësit politikë që përgatiten për “100 ditët e tyre të para”, duhet të sigurohen që stafi dhe ndihmësit e tyre të kenë cilësitë e nevojshme për një qeverisje efektive. Këto aftësi, janë shumë të ndryshme nga ato të zhvilluara në opozitë apo fushatat elektorale.
Ndërsa opozita fokusohet zakonisht në kanalizimin dhe shfrytëzimin e pakënaqësisë publike me qeverinë, qeverisja ka të bëjë me gjetjen dhe zbatimin e zgjidhjeve praktike. Ngjashëm, ndërsa fushatat zgjedhore e vënë theksin te menaxhimi i imazhit, qeverisja efektive kërkon një menaxhim rigoroz të politikave.
Për më tepër, donatorët luajnë një rol vendimtar në fushatat zgjedhore. Por kur politikanët marrin pushtetin, të njëjtat marrëdhënie mund të kthehen shumë shpejt në një detyrim të sikletshëm. Për këtë arsye, udhëheqësit e sapozgjedhur në detyrë, duhet të krijojnë një ekip efektiv, i cili mund t’i ndihmojë ata në përkthimin e aspiratave të tyre në arritje të prekshme për qytetarët.
Që të ndodhë kjo, kërkon menaxhimin e agjencive publike, bashkëpunim me burokratët dhe ekspertët e karrierës, funksionimin me efikasitet të një kabineti të larmishëm, dhe aftësinë për të çuar përpara prioritete të reja, duke adresuar njëkohësisht edhe krizat e paparashikuara dhe duke siguruar mbarëvajtjen e funksioneve thelbësore të qeverisë.
Udhëheqësit e ardhshëm, duhet t’i përdorin “100 ditët” e tyre të para në detyrë për të treguar aftësinë e tyre, për të fituar besimin e publikut, për t’i frymëzuar dhe motivuar nëpunësit publikë, dhe për të ruajtur mbështetjen e mbështetësve të tyre dhe aleatëve politikë. Në sistemet demokratike, tranzicionet janë të shpejta dhe mandatet të shkurtra në kohë.
Prandaj është shumë thelbësore përgatitja e përpiktë e hapave që duhen hedhur.
Shënim: Ngaire Woods, dekane e Shkollës së Qeverisjes Blavatnik në Universitetin e Oksfordit, Angli./ Përshtatur nga CNA
Nëse pushteti e korrupton një person - apo nëse një person...
Në janarin e vitit 1989, si student i kolegjit, erdha këtu...
Është e vështirë të thuhet se kur një krizë nën një regjim...
Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, qindra mijëra burra a...
Nga Devi Sridhar “The Guardian” Sipas fjalëve të këngëtar...
Të thuash që Aleksei Djumin ka pasur vitet e fundit një ng...
Ngadalësimi i rritjes ekonomike globale po ndikohet shumë ...
Nga Michael Levin “Fox News” Sapo mbusha 45 vjeç... për t...
Shpjegimi i asaj që ndodh pas vdekjes është shumë i ndërli...
Duart tregojnë shumë për gjendjen shëndetësore të secilit ...
Nga zhdukja ende e pazbardhur e adoleshentes Emanuela Orla...
Edhe pse legjenda e El Dorados, nxiti jo pak ambiciet e ev...
Vdekja e Jevgeni Prigozhin, drejtues i një ushtrie të madh...
Lufta në Ukrainë, ka sjellë një reduktim të dukshëm të pra...
Kohët e fundit kam parë një dokumentar të shkëlqyer që...
Ballkani Perëndimor gjendet sërish në telashe. Presidenti ...
Përparimi i shpejtë i Ukrainës në fushën e betejës me kund...
Rezervat e gazit natyror në Evropë janë pothuajse plot. Ko...
Kjo që po kalojmë është një tjetër verë djallëzore. Një go...
Marijuana ose kanabisi siç njihet më shumë ka një histori ...
Afera e inceneratorëve preku edhe mediat për propagand...
Partia Demokratike denoncoi këtë të shtunë se Ministria e ...
Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai nd...
Afera e inceneratorëve nuk ka kaluar vetëm nëpërmjet d...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë de...
Një e moshuar ka hyrë në ujërat e lumit Devoll duke rrezik...
Tri objekte kulti (teqe) janë vjedhur gjatë dy muajve ...
49-vjeçarja nga Pogradeci me iniciale A.H. denoncoi në Pol...
Mjekët paralajmërojnë se mijëra gra janë në rrezik nga...
Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Jens Stoltenberg ka njoftuar se NATO ka miratuar forca sht...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se...
Qeveria e Kosovës ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit...
Policia e Kosovës në vazhdën e realizimin të detyrave dhe ...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Sot, më 30 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Sot, më 29 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...