
Ndiqni këto 3 rregulla të thjeshta dhe do të jetoni shumë gjatë
Nga Michael Levin “Fox News” Sapo mbusha 45 vjeç... për t...
Ngadalësimi i rritjes ekonomike globale po ndikohet shumë nga situata në Kinë, vend që aktualisht po përballet në të njëjtën kohë me deflacionin, kërkesën e ulët të konsumatorit, papunësinë e lartë te të rinjtë, ngadalësimin e eksporteve, rënien e rritjes së PBB-së, borxhin e lartë të qeverisë, sfidat në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe një popullsi në plakje pa rrjetin e duhur të sigurisë sociale.
Dhe tensionet gjeopolitike, sidomos në tregjet më të mëdha të eksportit të Kinës, vetëm sa po i përkeqësojnë gjërat. Megjithatë, të gjithë ata që u gëzohen sfidave të frikshme që ka përballë Kina, duhet të marrin në konsideratë edhe rreziqet e reja që vijnë me to, dhe të kenë kujdes se çfarë dëshirojnë.
Një krizë e thellë ekonomike në Kinë, nëse do të ndodhë vërtet, do të detyronte një nga dy fuqitë kryesore të bënte një zgjedhje: A mund të zhvendoset Kina nga rruga që e ka sjellë deri në këtë pikë? Dhe a mund të mbeten Shtetet e Bashkuara të sigurta te gjërat që e bëjnë atë shumë më të qëndrueshme?
Natyrisht, ekonomia e Kinës është shumë e ndërthurur me atë botërore. Ajo është partnerja kryesore tregtare për më shumë se 120 vende të botës dhe nxitësja më e madh e rritjes së PBB-së globale. Ajo është motori ekonomik i rajonit Azi-Paqësor, që parashikohet të kontribuojë me 67 për qind në zgjerimin e PBB-së botërore.
Është shumë herët për të vënë bast kundër ekonomisë kineze, por nëse Kina do të zhytej në një krizë të zgjatur ekonomike, efekti në tregjet globale do të ndihej në mbarë botën, ekonomikisht dhe gjeopolitikisht. Pasojat e menjëhershme mund të ndihen te tregjet botërore të kapitalit.
Kujtojmë se në vitin 2015, një kolaps në tregun e aksioneve të Kinës solli korrigjimin e të gjitha indekseve të aksioneve në bursat amerikane dhe ato ndërkombëtare. Në tregti, bota mund të shohë një vërshim të eksporteve të lira kineze, ndërsa mund të bien djeshëm eksportet globale drejt Kinës.
Në përgjithësi, dështimi i Kinës mund ta dëmtojë seriozisht rritjen ekonomike dhe zhvillim global. Dhe mos harroni: Kina nuk do të kishte aftësinë apo vullnetin për të ndihmuar në zbutjen e një krize financiare globale siç bëri në vitin 2008. Edhe Shtetet e Bashkuara janë larg të qenit të imunizuar nga kriza.
Megjithëse tregtia me Kinën përbën vetëm rreth 2 për qind të ekonomisë së SHBA-së, efekti i një ngadalësimi të ekonomisë kineze mbi kaq shumë vende të tjera, do të ndikonte në mënyrë të pashmangshme në Shtetet e Bashkuara dhe marrëdhëniet e saj gjeopolitike.
Për më tepër, Shtetet e Bashkuara ende mbështeten te Kina për disa importe kyçe dhe hallka të zinxhirit të furnizimit - pavarësisht se ka marrë masa për të mbrojtur disa sektorë për arsye të sigurisë kombëtare - dhe Kina mbetet një investitore e madh në bonot e thesarit të SHBA-së obligacioneve të tjera.
Duke pasur parasysh gamën e dëmeve të mundshme në mbarë botën, do të ishte e gabuar që ta përshkruanim si një shans një krizë në ekonominë kineze. Por sigurisht që nga ana tjetër ajo përbën një test mbi 2 sistemet e ndryshme ekonomike dhe politike.
Vendimet që liderët kinezë dhe amerikanë do të marrin në muajt në vijim mund të kenë implikime të mëdha: për ekonominë globale, sigurinë globale, biznesin dhe të ardhmen e konkurrencës SHBA-Kinë. Së pari në provë është Kina, e cila përballet me një provë të aftësisë së saj për t’u përshtatur.
Nëse jemi dëshmitarë të një krize afatshkurtër ose fillimit të stanjacionit afatgjatë të vendit, që në fund do të varet nga zgjedhjet që bën udhëheqja e Pekinit. Nën drejtimin e presidentit Xi Jinping, Kina ka dyfishuar rolin e Partisë Komuniste si një mjet për të mbikëqyrur ekonominë.
Me këtë fokus të ripërtërirë tek ideologjia, ajo ka e rivënë theksin te siguria dhe stabilitetin kombëtar në kurriz të zgjerimit ekonomik. Kjo i ka shkaktuar një dëm të rëndë shpirtit sipërmarrës të popullit kinez, që ka qenë forca shtytëse pas dekadave të fundit të rritjes.
Një rënie e rëndë ekonomike e zgjatur do të detyronte Kinën të bëjë një zgjedhje. Ajo mund të vazhdojë në rrugën e përfshirjes më të madhe të Partisë Komuniste në biznes dhe në shpërndarjen e burimeve ekonomike, duke e kufizuar qasjen tek të dhënat ekonomike dhe duke zbatuar në mënyrë arbitrare një legjislacion të paqartë, siç është ligji i sigurisë kombëtare.
Ose mund të bëjë ndryshimet e nevojshme për të mbështetur më shumë tregjet dhe sektorin privat, konkurrencën dhe hapjen. Zgjedhja që do të bëjë Pekini ka një rëndësi të madhe për sigurinë e botës. Një ekonomi e dështuar apo me rritje të ulët, ka potencialin të rritë tensionet gjeopolitike, sidomos nëse Kina vendos të ushqejë nacionalizmin dhe fajëson forcat e jashtme për sfidat e saj të brendshme.
Nëse do të dominojë zelli nacionalist, marrëdhëniet SHBA-Kinë mund të shkojnë më tej drejt konfliktit. Udhëheqësit e Kinës kanë treguar se mund të ndryshojnë kursin, siç tregohet me ndryshimin e papritur të politikave të “Zero-Covid”. Por edhe nëse kjo ndodh, rruga përpara nuk do të jetë e lehtë.
Ndaj politikëbërësit amerikanë duhet të përgatiten për një gamë të gjerë rezultatesh për ekonominë kineze. Për Shtetet e Bashkuara, testi ka të bëjë me besimin. Ndërsa sfidat ekonomike të Kinës kanë nxjerrë në pah mangësitë e saj strukturore, themeli i sistemit ekonomik të SHBA-së dhe konkurrueshmëria e bizneseve tona janë aq të forta dhe elastike, saqë deri më tani kemi qenë në gjendje t’i rezistojmë mosfunksionimit të qeverisë sonë dhe sfidave të tjera të rëndësishme, përfshirë Covid-19.
Por terrenet e pa eksploruara dhe të paqëndrueshme janë përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Testi për politikëbërësit amerikanë do të jetë nëse ne do ta humbim besimin te sistemi ynë duke vazhduar përpjekjen për ta mposhtim Kinën në lojën e saj.
Apo nëse kemi besim te parimet ekonomike që e kanë bërë ekonominë tonë dhe kompanitë tona lidere në botë.
Ne jemi aktualisht në një pozicion të fortë, me avantazhe të mëdha strukturore dhe institucionale. Kompanitë dhe universitetet amerikane janë lidere në borë. Ne jemi të pavarur nga energjia, kemi një epërsi në teknologjitë më të avancuara dhe ndodhemi në një zonë gjeopolitike të favorshme.
Sfidat ekonomike të Kinës duhet të zhdukin një herë e përgjithmonë besimin se për të konkurruar, Uashingtoni duhet të zbatojë më shumë politika ekonomike dhe industriale etatiste. Përkundrazi, politikëbërësit amerikanë duhet të bëjnë më shumë për të reduktuar borxhin tonë kombëtar dhe për të adresuar krizën tonë fiskale të afërt, gjë që përbën kërcënimin kryesor për sigurinë tonë ekonomike dhe kombëtare.
Dhe ne duhet t’i rezistojmë impulsit për të miratuar më shumë qasje të tipit nga lart-poshtë, të zbatuara nga burokracia dhe të shmangim ngacmimet populiste të bizneseve private. Për hir të rritjes ekonomike globale, sigurisë gjeopolitike dhe prosperitetit tonë të vazhdueshëm, ne duhet të shpresojmë që Kina të përqendrohet drejt politikave që inkurajojnë konkurrencën dhe hapjen.
Dhe brenda SHBA-së duhet të mos harrojmë se siguria jonë kombëtare varet nga fuqia jonë ekonomike dhe të qëndrojmë të fokusuar tek ajo që e ka bërë vendin tonë të fortë.
Shënim: Henry M.Paulson Jr. është drejtues i Institutit Paulson dhe ish-Sekretar i Thesarit të SHBA-së./ Përshtatur nga CNA
Nga Michael Levin “Fox News” Sapo mbusha 45 vjeç... për t...
Shpjegimi i asaj që ndodh pas vdekjes është shumë i ndërli...
Duart tregojnë shumë për gjendjen shëndetësore të secilit ...
Nga zhdukja ende e pazbardhur e adoleshentes Emanuela Orla...
Edhe pse legjenda e El Dorados, nxiti jo pak ambiciet e ev...
Vdekja e Jevgeni Prigozhin, drejtues i një ushtrie të madh...
Lufta në Ukrainë, ka sjellë një reduktim të dukshëm të pra...
Kohët e fundit kam parë një dokumentar të shkëlqyer që...
Ballkani Perëndimor gjendet sërish në telashe. Presidenti ...
Përparimi i shpejtë i Ukrainës në fushën e betejës me kund...
Rezervat e gazit natyror në Evropë janë pothuajse plot. Ko...
Kjo që po kalojmë është një tjetër verë djallëzore. Një go...
Marijuana ose kanabisi siç njihet më shumë ka një histori ...
Gjatë punës për përgatitjen e librit “100 vrasjet më t...
Jevgeni Prigozhin, dikur njeriu shumë i besuar i presi...
Nga emigrant i thjeshtë në magjistar të financës: Historia...
Fondi Qeveritar Global i Pensioneve u krijua pasi Norvegji...
E vetëm sot kuptohet se sa dëshpërim kishte në atë gjest e...
Një antropolog australian, pretendon se fytyrat tona “...
Pasi një buletin i javës së kaluar parashtroi argument...
Afera e inceneratorëve preku edhe mediat për propagand...
Partia Demokratike denoncoi këtë të shtunë se Ministria e ...
Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai nd...
Afera e inceneratorëve nuk ka kaluar vetëm nëpërmjet d...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë de...
Një e moshuar ka hyrë në ujërat e lumit Devoll duke rrezik...
Tri objekte kulti (teqe) janë vjedhur gjatë dy muajve ...
49-vjeçarja nga Pogradeci me iniciale A.H. denoncoi në Pol...
Mjekët paralajmërojnë se mijëra gra janë në rrezik nga...
Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Jens Stoltenberg ka njoftuar se NATO ka miratuar forca sht...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se...
Qeveria e Kosovës ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit...
Policia e Kosovës në vazhdën e realizimin të detyrave dhe ...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Sot, më 30 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Sot, më 29 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...