LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A mund ta ndryshojnë fatin e luftës në Ukrainë armët e reja franceze dhe gjermane?

11 Janar 2023, 09:08, Blog CNA

A mund ta ndryshojnë fatin e luftës në Ukrainë armët e

Pas njoftimit të Francës javën e kaluar, se do të dërgojë në Ukrainë automjetet e blinduara luftarake AMX-10 RC, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara zbuluan një ditë më vonë se do të dërgojnë automjetet e tyre luftarake, përkatësisht gjermanet “Marder” dhe amerikanen “Bradley”.

Po ashtu Gjermania ka premtuar të dërgojë një bateri të sistemeve të mbrojtjes ajrore “Patriot”. Po çfarë nënkupton kjo ndihmë shtesë për fushën e betejës? Çfarë sinjalizojnë ata për pozicionimin e Francës, Gjermanisë dhe Europës në tërësi në këtë konflikt të gjatë kundër Rusisë? Ja se çfarë mendojnë disa nga ekspertët për thinj-tankun “Atlantic Council”.

Xhon Herbst, ish-ambasador i SHBA-së në Ukrainë: Armët janë të mirëseardhura, por shumë të vonuara

Në dimrin e kaluar, përpara se Moska të niste pushtimin e saj masiv, të tria vendet ngurruan t’i dërgonin Ukrainës armët që i nevojiteshin. Kjo filloi me armët antitank ‘Javelin’ dhe ‘Stinger’ dhe vazhdoi me avionët luftarakë MiG, raketat antianije, artilerinë me rreze më të gjatë, sistemet ‘Patriots’ dhe sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore. 

Lajmi i mirë është se këtë herë dërgesat janë me armë më të sofistikuara. Por ritmi i ngadaltë do të thotë se lufta po zgjat më shumë sesa është e nevojshme dhe e dëshirueshme. Administrata Bajden duhet të deklarojë se objektivi i saj i qartë është të ndihmojë Ukrainën ta bëjë të paqëndrueshme praninë ruse në Ukrainë.

Dhe mënyra më e zgjuar për ta bërë këtë është t’i sigurojë Kievit artilerinë, raketat dhe dronët me rreze më të gjatë (deri në 300 kilometra), tanket dhe avionët (F-16) që do t’i japin mundësi Ukrainës të ndërpresë urën tokësore me Krimenë, dhe në këtë mënyrë të detyrojë tërheqjen e ushtrisë ruse nga Ukraina Jugore, duke e bërë shumë më të vështirë furnizimin e ushtrisë së saj në gadishull.

Mari Zhurdan, ish-eksperte në Ministrinë franceze së Mbrojtjes për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Strategjitë: Franca po udhëheq masat për sigurinë europiane, dhe kjo mund të tensionojë marrëdhëniet me Gjermaninë

Vendimi i fundit i Francës, dërgon sinjale të qarta mbi forcimin e mbështetjes së saj për Ukrainës. Që nga shkurti 2022, Franca e ka mbështetur Ukrainën në të gjitha dimensionet por për shumë analistë po mungonte mbështetja e gjerë ushtarake. Dërgimi i tankeve nga Franca mund të mos jetë ende lëvizja ushtarake vendimtare, që do ta lejojë Ukrainën të përballet me ofensivën e pritshme ruse në pranverë.

Përkundrazi, kjo është më shumë një lëvizje politike, që ndodh disa javë përpara zhvillimit

të samitit dypalësh Francë-Gjerman. Është një sinjal jo i mirë për marrëdhëniet midis dy vendeve. Është shumë herët për të treguar ndikimin e lidershipit francez në Europë, por Franca, më shumë se sa Gjermania, e ka kuptuar rëndësinë që ka narrativa se edhe një vend evropian mund të jetë në krye të ofrimit të garancive të sigurisë për kontinentin tonë.

Demonstrimi i besueshmërisë së saj si një partnere pas luftës në Ukrainë, është një parakusht për të dëgjuar zërin e saj kur të vijë koha e hartimit të një arkitekture të re europiane të sigurisë së bashku me Ukrainën dhe aleatët e NATO-s.

Jorn Flek, drejtor i think-tankut “Europe Center”: Lëvizja e Berlinit u imponua nga Uashingtoni dhe Parisi

Vendimi i qeverisë gjermane për t’iu bashkuar SHBA-së dhe Francës në dërgimin në Ukrainë të automjeteve ushtarake për këmbësorinë, ndjek një model të njohur në mbështetjen e Berlinit për Kievin: më mirë vonë se kurrë.

Angazhimi për të dërguar një numër të madh tankesh “Marder” i jep fund njërit prej debateve më të mëdha në Gjermani mbi potencialin e përshkallëzimit të luftës nga Moska. Shtimi në këtë paketë të re ndihme i një sistemi “Patriot” - një nga asetet më të vlefshme dhe më të rralla të forcave të armatosura gjermane - dhe diskutimi për më shumë armë kundërajrore “Gepard”, që kanë rezultuar efektive kundër dronëve rusë, janë gjithashtu një shenjë e fortë në drejtimin e duhur.

Por aleatët duhet të ulin pritshmëritë për një cilësi thelbësisht të re të udhëheqjes gjermane.

Kancelari gjerman Olaf Sholc mund të thotë se qeveria e tij i qëndroi besnike parimit shumë herë të përsëritur, se Gjermania nuk vepron asnjëherë vetëm por vetëm në bashkëpunim me aleatët. Por në njoftimin e së enjtes, u duk sikur Berlini ishte i detyruar nga Uashingtoni dhe Parisi, dhe bëri gjënë e duhur e të vonuar në kohë, vetëm kur nuk kishte mundësi të tjera.

Xhastin Koneli, bashkëpunëtor në Qendrën Skaukroft për Strategjinë dhe Sigurinë, SHBA: Si do të ndikojnë dërgesat shtesë të sistemeve amerikane “Patriot” në luftën e Ukrainës.

Angazhimi i fundit i Gjermanisë për të dërguar në Ukrainë një sistem raketor “Patriot”, vjen në një kohë kur aftësitë e mbrojtjes ajrore përfaqësojnë kërkesën më urgjente afatshkurtërtë Kievit. Fushata e pamëshirshme ushtrisë ruse kundër infrastrukturës jetike dhe burimeve kryesore po shkakton një barrë taksë të tmerrshme për Ukrainën dhe popullsinë civile, e cila vetëm sa do të shtohet për shkak të kushteve të vështira të dimrit

Breshëria e sulmeve me raketa balistike dhe me dronë, jo vetëm që i terrorizon qendrat e banuara, por shërben gjithashtu për të pakësuar stoqet e municioneve të mbrojtjes ajrore ukrainase. Rusia ka një avantazh shumë të madh në municioneve relativisht të lira

Në linjat e frontit në Donbas, po zhvillohet një luftë më e ngadaltë se më parë dhe në pozicione më të ngulitura dhe më të mbrojtura.

Ndërsa aftësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës vazhdojnë të dobësohen, Kievit do të detyrohet të marrë vendime të vështira, ose për të mbrojtur qytetet nga bombardimet strategjike ruse ose pozicionet e vijës së parë.

Ky lloj prioritizimi, mund të lejojë operacione më të dëmshme nga forcat ajrore ruse mbi zonat e pambrojtura. Bateria e raketave “Patriot” e ofruar nga Gjermania, së bashku me atë nga Shtetet e Bashkuara (së bashku me një furnizim të qëndrueshëm të municioneve), do të jetë kritike për Ukrainën që të mbrojë qytetet e saj si dhe të ruajë pozicionet aktuale të fituara me vështirësi.

Përkthyer nga CNA.al

08:21 Blog

Gratë dhe paratë

Gratë e kanë të vështirë të bëjnë karrierë, gratë pagu...

Lajmet e fundit nga