
Tre skenarët/ Kur lufta në Ukrainë mund të përfundojë më shpejt sesa pritet
Aktualisht ka shumë parashikime se si do të vazhdojë lufta...
A po vuan presidenti rus Vladimir Putin nga ndonjë sëmundje e rëndë? Për këtë nuk ka asnjë konfirmim zyrtar apo asgjë të përafërt. Megjithatë, muajt e fundit kanë dalë disa raporte që tregojnë se është kështu.
Në fillim të këtij muaji britanikja “The Daily Mail”, citoi Kirilo Budanov, kreun e Shërbimit Sekret të ushtrisë ukrainase, të deklaronte se Putin tashmë është “i sëmurë me kancer dhe se do të vdesë shumë shpejt”, teksa do ta zëvendësojë një nga miqtë e tij më të besuar.
Budanov nuk dha asnjë provë konkrete për këtë çështje, dhe një pretendim i tillë që vjen nga një zyrtar i lartë i zbulimit nga pala tjetër e luftës duhet të merret logjikisht me rezerva. Por fakt është që ai nuk është raporti i parë i kohëve të fundit në lidhje me gjendjen shëndetësore të Putinit.
Në nëntorin e vitit të kaluar, gazeta tjetër britanike “The Sun” raportoi bazuar tek e-mailet e zbuluara nga një burim i shërbimit sekret rus, se 70-vjeçari Putin vuan nga kanceri i prostatës dhe sëmundja e Parkinsonit. “Unë mund të konfirmoj se ai është diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme, por tashmë ajo po përparon”- tha burimi i brendshëm për gazetën.
“Ky fakt do të mohohet dhe do të tentohet të fshihte me çdo mënyrë. Vladimir Putin merr rregullisht sasi të mëdha steroidesh dhe injeksionesh novatore kundër dhimbjeve, për të ndaluar përhapjen e kancerit në pankreas me të cilin u diagnostikua kohët e fundit”- shtoi ai.
Për më tepër, sipas “The Sun”, ish-kreu i MI6 britanike, Sër Riçard Dearlav, ka deklaruar se udhëheqësi rus “përballet me shtrimin në një sanatorium, ndërsa do të largohet nga pushteti brenda këtij viti”. Përveç kësaj, presidenti rus është parë kohët e fundit me “gjurmë të dyshuara injeksionesh” për shkak të trajtimeve të ndryshme që merr çdo ditë.
“The Sun” citoi ndërkaq analistin politik Valeri Solovej të thoshte se Putin vuan nga një “çrregullim skizoafektiv”, përveç kancerit dhe sëmundjes së Parkinsonit. Por Kremlini ka mohuar çdo lloj pretendimi se Putin vuan nga ndonjë sëmundje.
Një artikull i mëvonshëm i “New York Post” përsëriti pretendimet duke iu referuar shenjave në duart e Putinit, duke vënë gjithashtu në dukje se presidenti rus e ka bërë zakon kohët e fundit të kapet me forcë pas tavolinave.
Po ashtu gazeta pretendoi se kur Kremlini ka publikuar video kohët e fundit, ato kanë qenë të modifikuara për të errësuar pamjen e dorës që dridhet, së bashku me spekulimet se presidenti rus i fsheh duart nga frika se mos helmohet.
Ndërkohë, në dhjetor gazeta ukrainase “Ukrainska Pravda” raportoi duke cituar burime nga shërbimi sekret danez, se presidenti rus “po përjeton dhimbje të forta kronike pas disa rrëzimeve dhe aksidenteve”. Megjithatë, Shërbimi Informativ Ushtarak Danez nuk beson se Putini po vuan nga një sëmundje e pashërueshme, dhe parashikon që ai do të mbetet në pushtet deri në kohën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.
Po ashtu, ai raport vinte në dukje se spekulime të tilla mbi Putinin ka pasur edhe më parë, përfshirë pretendimin se ai vuante pasojat e rrëzimit nga kali gjatë fillimit të viteve 2000.
Po “Ukrainska Pravda” botoi vitin e kaluar një raport duke pretenduar se Putini “bën rregullisht banjë me ekstraktin e bririt të drerit”.
Por për shkak se artikulli u botua më 1 prill, mund të ketë qenë një shaka e Ditës së Gënjeshtrave. Budanov tha se shpreson që shëndeti i dobët i Putinit të çojë në përfundimin e shpejtë të luftës në Ukrainë. Por nëse është e vërtetë që Putini është vërtet duke vdekur, atëherë kjo gjendje mund ta bëjë atë të arrijë në përfundimin se nuk ka më asgjë për të humbur. Gazeta “Daily Star” citoi një burim të brendshëm të Kremlinit të thoshte se Putini vuan nga “dobësia fizike, marramendja dhe mungesa e oreksit”, gjë që e ka zhytur atë në një situatë të dëshpëruar ndërsa lufta në front vazhdon.
Lufta ekziston në kokën e një njeriu të sëmurë dhe me një gjendje psikologjike të rënduar, që po përpiqet të marrë sa më shumë njerëz me vete në një “parajsë” mitike. Natyrisht, nuk është aspak një dukuri e rrallë që kundërshtarët e një lideri botëror të pretendojnë se ai është në gjendje të keqe shëndetësore.
Thënë kështu, skenari më i mundshëm është se nuk do të ketë në asnjë moment në të ardhmen e parashikueshme ndonjë transparencë në lidhje me gjendjen shëndetësore reale të Vladimir Putinit .
Aktualisht ka shumë parashikime se si do të vazhdojë lufta...
Rituale flijimesh, mallkime, kukulla dhe magji e zezë, ka ...
“Mali Magjik”, romani klasik i Tomas Man, ku ngjarjet ...
Mëngjesi i 22 janarit në Pekin i ngjan skenarit të një...
Në 1917 në Rusi shpërtheu revolucioni dhe Car Nikolla ...
“Antverpi, kryeqyteti i krimit si Medelin i Pablo Eskobari...
Ideja se të qenit shtatlartë është një tipar fizik i lidhu...
Ndoshta në letër, Sulltan Kösen është një fermer me nj...
Vdekja është diçka e pashmangshme. Dhe duke qenë se të...
Në vitin 1883, teksa dergjej në shtratin e vdekjes, Karl M...
Pas dekadash paqeje, Rusia e riktheu luftën në Europë viti...
Romakët e lashtë ishin mjeshtër të ndërtimit dhe inxhinier...
Pas njoftimit të Francës javën e kaluar, se do të dërgojë ...
“Rezerva”, autobiografia e shumëpritur e Princit Herri të ...
Gratë e kanë të vështirë të bëjnë karrierë, gratë pagu...
Sytë, shikimi, janë vendimtarë në raportin që krijohet gja...
Fotografia u shfaq për herë të parë në fillim të shekullit...
Dihet prej kohësh që ngritja apo hedhja e flamurit të bard...
Motivimi është “porcioni magjik”, që i ndihmon njerëzit të...
Prej kohësh është besuar se egjiptianët e lashtë, e përdor...
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapin, 61 vjeç, banues në Pat...
Bilbil Cjapi është një qytetar që ka punuar më parë në kom...
Banorët e Bregut të Lumit, përmbytjen e nëntorit të vitit ...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një aksident fatal me 4 humbje jete, ku 3 prej viktimave i...
Adem Nikeziq, i cili shkaktoi pak ditë më parë një aksiden...
Policia ka çmontuar në qytetin e Tiranës, 155 kamera të ve...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Në orët e para të mëngjesit në Qafë Thanë-Korçë filluan resh...
Deri në orët e pasdites Shqipëria do të jetë nën ndikimin ...
Në Shqipëri, fenomeni i bullizmit është një nga format...
Nga Gjermania dhe Franca, e deri në Republikën Çeke, s...
Një paralajmërim i fortë për një grusht shteti ka ardhur n...
William Walker, ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së...
Pjesëtarë të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë ...
Sa më pak gabime, mosrënia në sy për të keq, krijimi i...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Monedha e eurozonës e mbyll muajin janar në vlerat e 116 l...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka pre...
Sot, më 30 janar 2023, dollari amerikan blihet me 107 ...
Monedhat e huaja e mbyllin javën, në vlera të ulëta. Dolla...