Uji është përbërësi kryesor i trupit tonë dhe një element themelor për funksionimin e tij normale.
Nëse nuk pimë sasinë e duhur gjatë ditës, trupi dehidratohet, dhe nuk është në gjendje të mbajë ekuilibrin e ujit midis lëngjeve të humbura dhe atyre që thith.
Dhe dehidratimi, edhe kur është në nivele modeste, mund të jetë një gjendje shumë e rrezikshme për trupin.
Edhe një rënie prej vetëm 7 për qind e ujit total të trupit, mjafton për
të rrezikuar jetën. Pirja e një sasie të madhe uji çdo ditë rekomandohet edhe për cilindo që është në dietë.
Gati 7 në 10 ekspertë, thonë se pirja e ujit është thelbësore për të reduktuar rrezikun e shtimit në peshë.
Në mënyrë të veçantë, hidratimi në nivelin e duhur nxit proceset e tretjes dhe prodhimin e acidit klorhidrik, që ndihmon në zbërthimin e ushqimit, në mënyrë që trupi të mund të thithë lëndët ushqyese të tij.
Po ashtu, ai favorizon ndjenjën e ngopjes (sidomos pirja e 2 gotave ujë para fillimit të ngrënies, dhe hidratimi ndërmjet disa gotave të tjera, krijon një rritje të volumit në stomak duke sjellë një konsum më të vogël të ushqimit).
Nga ana tjetër favorizon peristaltikën, procesin që lidhet me zbrazjen e zorrëve. Lidhur me këtë, disa ekspertë madje sugjerojnë pirjen e rreth 4.5 litrave ujë në ditë.
Por nga ana tjetër theksojnë se pirja e shumë uji nuk mjafton për të rënë në peshë. Për ta arritur këtë synim, duhen zbatuar edhe strategji të tjera. Le të shohim se çfarë thotë shkenca.
Sa ujë duhet pirë për të djegur kalori
Një studim i vogël me pjesëmarrjen e 14 të rriturve të rinj e të shëndetshëm, zbuloi se pirja e gjysmë litri ujë çdo ditë, rrit me afro 24 për qind shpenzimin e energjisë në pushim (kaloritë e shpenzuara nga trupi ynë për të ruajtur funksionet jetike fiziologjike).
Gjatë eksperimentit, rritja ndodhi brenda 10 minutave, dhe arriti maksimumin pas 30-40 minutash, por zgjati vetëm 1 orë.
Një studim tjetër, i kryer me 8 të rinj të shëndetshëm, zbuloi
një rritje të shpenzimit të energjisë në gjendje qetësie vetëm kur uji ishte i ftohtë, duke sjellë një rritje shumë modeste (4 për qind) të kalorive të djegura.
Ky efekt buron nga fakti se pirja e ujit të freskët, rrit termogjenezën (proces me të cilin trupi përdor më shumë energji për ta ngrohur ujin e freskët deri në temperaturën e trupit).
Gjithsesi edhe ky efekt u vu re vetëm për një kohë të shkurtër, rreth 1 orë.
Shkenca ka treguar se konsumimi i ujit, shkakton vërtet një rritje të djegies së kalorive, por fakti është se kjo rritje është minimale. Praktikisht, duke pirë 1.5 litra ujë më shumë në ditë,
do të kurseheshin më pak kalori sesa nga ato të marra nga një fetë bukë.
Konsumimi i ujit para një vakti ushqimor e redukton oreksin
Dihet që pirja e ujit para ngrënies nxit ndjenjën e ngopjes, duke reduktuar konsumin e ushqimit.
Në rast se stomaku është të paktën pjesërisht i mbushur me ujë, ka më pak vend për ushqim, ndaj ne prireni të hani më pak.
Këtë gjë e kanë vërtetuar shumë studime, sidomos ato të kryera tek të rriturit e moshës së mesme dhe të moshuarit.
Ky efekt është edhe arsyeja së përse njerëzit që kanë një oreks të dobët, këshillohen të mos pinë para se të hanë, pasi kjo mund të çojë në nën-ngrënie. Megjithatë, për njerëzit që përpiqen të bien në peshë, kjo nuk është aq e thjeshtë.
Një studim tregoi se një grup i të rriturve të moshës së mesme dhe të moshuar që pinin ujë para ngrënies për 12 javë, humbën 2 kg në krahasim me grupin që nuk pinin ujë para ngrënies.
Megjithatë, ky efekt nuk u pa tek të rinjtë (nga mosha 21-35 vjeç).
Që reduktimi i oreksit në përgjithësi, çon në humbje peshe me kalimin e kohës, kjo gjë është treguar deri më sot nga shumë pak studime.
Sipas studiuesve, kjo ndodh për shkak të nxitjes biologjike të trupit për të ruajtur madhësinë e tij.
Pra, edhe nëse uji ju pakëson disi oreksin, kjo nuk sjell domosdoshmërisht një ndryshim afatgjatë të peshës trupore.
Përkundrazi, humbja e peshës mund të ndodhë për shkak të ndryshimeve të ndërgjegjshme të dietës ushqimore.
Nuk mjafton të pini shumë ujë për të rënë në peshë
Ndonëse siç e kemi parë, pirja e shumë ujit ndihmon në një mënyrë a tjetrën në rënien në peshë, kjo nuk mjafton në vetvete. Sigurisht, veprimi i ujit mbi oreksin dhe ndjenjën e ngopjes, mund të shërbejë si një pikënisje e mirë. Por për të humbur peshë nevojitet edhe zbatimi i strategjive të tjera.
Kur ushqimi dhe uji hyjnë në stomak, ato aktivizojnë receptorët e tretjes , të cilët nga ana e tyre stimulojnë çlirimin e hormoneve që na bëjnë të ndihemi të ngopur. Por duke qenë se uji është lëng, ai shpërbëhet shpejt nga stomaku ynë, ndryshe nga ushqimi.
Prandaj, edhe nëse konsumohet në fillim dhe në fund të një vakti, ndjenja e ngopjes nuk do të jetë kurrë kaq e zgjatur.
Për këtë arsye, një strategji e mirë mund të jetë përzierja e ujit me
substanca të tjera (si fibrat, supat apo salcat e perimeve), për të vonuar shpejtësinë me të cilën stomaku e zbraz përmbajtjen e tij.
Në këtë mënyrë, do të ndihemi më të ngopur për një kohë më të gjatë.
Një rregull tjetër i rekomanduar, është zëvendësimi me ujë i pijeve me shumë kalori, si soda dhe alkooli. Kjo është mënyra më e lehtë për të reduktuar kaloritë e konsumuara çdo ditë, dhe për të humbur më lehtë peshën trupore./Pështatur nga CNA
Ndërsa inteligjenca konsiderohet shpeshherë një tipar shum...
Pas disa vitesh plot ankth për hapat prapa që ka përjetuar...
Nëse pushteti e korrupton një person - apo nëse një person...
Në janarin e vitit 1989, si student i kolegjit, erdha këtu...
Është e vështirë të thuhet se kur një krizë nën një regjim...
Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, qindra mijëra burra a...
Nga Devi Sridhar “The Guardian” Sipas fjalëve të këngëtar...
Të thuash që Aleksei Djumin ka pasur vitet e fundit një ng...
Ngadalësimi i rritjes ekonomike globale po ndikohet shumë ...
Nga Michael Levin “Fox News” Sapo mbusha 45 vjeç... për t...
Shpjegimi i asaj që ndodh pas vdekjes është shumë i ndërli...
Duart tregojnë shumë për gjendjen shëndetësore të secilit ...
Nga zhdukja ende e pazbardhur e adoleshentes Emanuela Orla...
Edhe pse legjenda e El Dorados, nxiti jo pak ambiciet e ev...
Vdekja e Jevgeni Prigozhin, drejtues i një ushtrie të madh...
Lufta në Ukrainë, ka sjellë një reduktim të dukshëm të pra...
Kohët e fundit kam parë një dokumentar të shkëlqyer që...
Ballkani Perëndimor gjendet sërish në telashe. Presidenti ...
Përparimi i shpejtë i Ukrainës në fushën e betejës me kund...
Rezervat e gazit natyror në Evropë janë pothuajse plot. Ko...
Afera e inceneratorëve preku edhe mediat për propagand...
Partia Demokratike denoncoi këtë të shtunë se Ministria e ...
Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai nd...
Afera e inceneratorëve nuk ka kaluar vetëm nëpërmjet d...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë de...
Një e moshuar ka hyrë në ujërat e lumit Devoll duke rrezik...
Tri objekte kulti (teqe) janë vjedhur gjatë dy muajve ...
49-vjeçarja nga Pogradeci me iniciale A.H. denoncoi në Pol...
Mjekët paralajmërojnë se mijëra gra janë në rrezik nga...
Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Jens Stoltenberg ka njoftuar se NATO ka miratuar forca sht...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se...
Qeveria e Kosovës ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit...
Policia e Kosovës në vazhdën e realizimin të detyrave dhe ...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Sot, më 30 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Sot, më 29 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...