
Gratë dhe paratë
Gratë e kanë të vështirë të bëjnë karrierë, gratë pagu...
“Rezerva”, autobiografia e shumëpritur e Princit Herri të Mbretërisë së Bashkuar, do të dalë sot në treg. Por gazetat dhe rrjetet sociale në mbarë botën kanë disa ditë që flasin për të, për shkak se disa pjesë të librit përfunduan në gazeta, pasi disa librari në Spanjë e nxorën gabimisht në shitje para datës zyrtare.
Herri është një nga anëtarët më të shquar të familjes mbretërore britanike, me të cilën ai ka pasur marrëdhënie të këqija për vite me radhë, pas një sërë polemikash dhe tensionesh. Libri përmban disa histori mbi jetën dhe marrëdhënien me gruan e tij, ish-aktoren Megan Markëll.
Ndër zbulimet që po diskutohen më shumë është historia e një sulmi fizik nga vëllai i tij Uilliam, por edhe fakti që si Herri po ashtu edhe Uilliam i kishin kërkuar hapur babait të tyre, mbretit Çarls, të mos martohej me bashkëshorten aktuale, mbretëreshën Kamila, me të cilën ai kishte pasur një lidhje jashtëmartesore për një kohë të gjatë që para divorcit nga nëna e tyre, Princesha Diana, e cila vdiq në vitin 1997.
Në përgjithësi, inatet e Herrit ndaj vëllait të tij shfaqen në një sërë episodesh pak a shumë serioze, të cilat shpjegojnë se si marrëdhënia mes të dyve është përkeqësuar shumë. Për momentin, as Mbreti Çarls dhe as Princi Uilliam nuk kanë komentuar mbi pjesët e publikuara të librit.
Martesa mes Herrit dhe Megan në vitin 2018 nuk u pa kurrë me sy të mirë nga familja mbretërore. Arsyeja ishte kryesisht se Markëll është aktore dhe me shtetësi amerikane, dy gjëra që nuk i përshtaten asaj që tradicionalisht pritet për një princ britanik.
Po ashtu ajo ka nga e ëma origjinë afro-amerikane, një element që e bëri shumë më kompleks integrimin e saj në një mjedis tradicionalisht konservator të akuzuar për racizëm siç është ai i familjes mbretërore britanike. Që kur u martuan, të dy janë rikthyer në mënyrë ciklike në vëmendjen e medias.
Në janarin e vitit 2020 për shkak të njoftimit të largimit nga familja mbretërore dhe zhvendosjen me banim në Kanada (aktualisht jetojnë në Kaliforni), dhe më pas për shkak të një interviste televizive të dhënë për prezantuesen e njohur amerikane Oprah Uinfri, në të cilën të dy e akuzuan familjen mbretërore për racizëm dhe sjellje të tjera abuzive ndaj tyre.
Kohët e fundit ai u rishfaq në media për të folur pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeta II, e cila e mblodhi të gjithë familjen duke ringjallur interesin mbi mosmarrëveshjet e tyre. Interes ka nxitur edhe dokumentari “Harry & Meghan” i Netflix, që e tregon historinë e çiftit sipas këndvështrimit të tyre.
Për më tepër, ditët e fundit janë publikuar disa trailera të shkurtër promovues për dy nga intervistat televizive të Herrit, të cilat janë transmetuar të dielën e fundit në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në njërën prej tyre, Herri tha frazën, e cila bëri bujë në media: “Do të doja të rifitoja babain dhe vëllain tim”.
Të gjitha temat e ngritura tashmë në intervista dhe në dokumentar, përfshirë akuzat për racizëm, abortin dhe mendimet për vetëvrasje të Markëll, janë mbuluar gjerësisht brenda librit. “Rezerva” është një libër me më shumë se 400 faqe dhe është shkruar nga JR Meringer, shkrimtari “fantazmë” i shumë autobiografive të njerëzve të famshëm, përfshirë librin bestseller mbi tenistin e famshëm amerikan Andre Agasi.
Ndër episodet e cituara nga mediat, episodi i sulmit të Uilliamit ndaj vëllait ka shkaktuar më shumë bujë nga të gjitha. Në libër, Herri tregon se të dy ndodheshin në Nottingham Cottage, shtëpinë e tij në Londër, në vitin 2019, kur vëllai i madh filloi që të fyente kunatën e tij Markëll, duke përsëritur disa nga shprehjet ofenduese që më pas përdoreshin shpesh nga tabloidët e krahut të djathtë për t’iu referuar asaj.
Herri u kundërpërgjigj dhe gjatë debatit midis të dyve, Uilliam e kapi për jake dhe e rrëzoi përtokë me forcë. Ai u rrëzua mbi tasin ku ushqehej qeni, dhe kjo i shkaktoi disa çarje në shpinë. Pas atij episodi, Uilliam u rikthye shpejt te vëllai i tij duke i kërkuar falje dhe duke i thënë se i vinte keq për atë që ndodhi.
Titulli i librit “Rezerva” i referohet rolit të Harrit brenda familjes mbretërore, sipas këndvështrimit të tij. Duke qenë djali i dytë i mbretit aktual në vijën e pasardhësve të fronit ishte pas Uilliamit si pretendenti, deri kur ky u bë me 3 fëmijë, dhe tani ai është pas tyre.
"The Guardian" raporton se inati i të qenit fëmija i dytë e përshkon të gjithë librin. Në një moment tregohet se Mbreti Çarls i tha gruas së tij Dianës ditën e lindjes së Herrit: “Shkëlqyeshëm! Më ke dhënë një trashëgimtar dhe një rezervë. Puna ime ka mbaruar!”. Diku tjetër në libër, Herri tregon se babai i tij nuk e përqafoi kur i dha lajmin për vdekjen e nënës së tij në vitin 1997 për shkak të një aksidenti automobilistik. Po ashtu ai tregon se në atë kohë shkoi në një lloj mediumi me shpresën se do të gjente paqen shpirtërore pas vdekjes së nënës së tij, dhe se ka pasur një “bisedë’ me shpirtin e saj, edhe pse nuk është sqaruar shumë dinamika e këtij pretendimi.
Po ashtu ai ndoqi itinerarin e së ëmës me makinë mbrëmjen e vdekjes, duke nisur që të kishte akoma më shumë dyshime për variantin zyrtar që u dha mbi aksidentin fatal. Po ashtu Herri tregon gjithashtu për marrëdhënien e tij të parë seksuale në moshën 17-vjeçare me një grua në moshë të madhe pas një mbrëmjeje të kaluar në një pub.
Ai e përkufizon përvojën si “poshtëruese”. Po në atë moshë dyshohet se ai nisi të përdorë kokainë në disa raste, edhe pse thotë se nuk e pëlqente shumë. “Më bëri të ndihesha ndryshe dhe ky ishte qëllimi im kryesor”- shkruan ai. Ndërkohë, ai përmend në libër se ka pirë edhe kanabis dhe ka konsumuar kërpudha psikodelike.
Në vitin 2005 në kopertinën e tabloidit anglez “The Sun” u publikua një foto e Herrit i veshur si një oficer nazist me shenjën svastika në krahun e tij në një ballo me temë “vendasit dhe kolonët”, gjest që shkaktoi një skandal në familjen mbretërore. Në libër, Herri tregon se ishte Uilliam dhe gruaja e tij e ardhshme Kejt Midëllton, ata që ia rekomanduan atë kostum dhe se të dy qeshën me të kur ai u kthye në shtëpi i veshur ashtu.
Por kjo nuk është hera e vetme që Herri flet për Uilliamin si një vëlla i keq për të. Për shembull, kur Herri nisi shkollën e mesme në Kolegjin Eton, Uilliam, që ishte aty prej 2 vitesh, i tha herë pas here në mënyra të ndryshme se nuk ishte i lumtur që i vëllai ishte atje për ta “përgjuar” në rrethin e tij të miqve.
Kur Herri e pyeti se ku mund ta bënte dasmën, Uilliam përmendi një kishë të vogël jashtë qytetit dhe jo një nga më të famshmet në Londër, ku ishin zhvilluar dasmat e tjera mbretërore. Lidhur me kundërshtimin e Uilliamit për t’u martuar me Markëll, Herri thotë se ai dhe Kejt e admironin serialin “Suits”, që e bëri Megan të famshme si aktore, dhe se mbetën me gojë hapur kur ai u tregoi për fillimin e lidhjes së tyre.
Por menjëherë pas atij momenti, Uilliam i tha: “Herri, ajo është një aktore amerikane, asgjë nuk mund të ndodhë midis jush”. Gjatë viteve 2011-2012, Herri mori pjesë në 6 misione ushtarake në Afganistan si pilot helikopteri. Ai thotë se vrasja e njerëzve në ato misione “nuk ishte diçka që më mbushte me krenari, por as më bëri me turp. “Në mesin e konfuzionit të luftimeve, unë nuk i cilësoja ata 25 si njerëz. Ata ishin si 25 gurë shahu të hequr nga tabela, njerëz të këqij të eliminuar para se të vrisnin njerëz të mirë”.
Gratë e kanë të vështirë të bëjnë karrierë, gratë pagu...
Sytë, shikimi, janë vendimtarë në raportin që krijohet gja...
Fotografia u shfaq për herë të parë në fillim të shekullit...
Dihet prej kohësh që ngritja apo hedhja e flamurit të bard...
Motivimi është “porcioni magjik”, që i ndihmon njerëzit të...
Prej kohësh është besuar se egjiptianët e lashtë, e përdor...
Të gjithë ne qeniet njerëzore do të vdesim një ditë, por d...
Ai kishte planifikuar kryerjen e një grushti shteti, dhe m...
Të jetuarit deri në moshën 100-vjeçare, ishte dhe mbetet e...
Në verën e vitit 1940, Rajhu i Tretë i Adolf Hitlerit duke...
Vitet e fundit janë regjistruar shumë suksese në zbulimin ...
A besoni te fantazmat që sillen rreth e rrotull gjatë ...
Në poemën e tij me titull “Nachtgedanken” (“Mendimet e...
Elefsina, një nga tri kryeqytetet europiane të kulturë...
Dhimbja e qafës mund të ketë shumë shkaqe:stresi, qëndrimi...
Kohët e fundit shkencëtarët kanë arritur të ringjallin dis...
Red Bull është një tjetër markë e madhe që përdori tek...
Gazetarët e kanë përshkruar pushtimin e Ukrainës si “lufta...
Menjëherë pasi reperi 59-vjeçar amerikan Coolio ndërro...
Ata janë ndonjëherë protagonistë të lajmeve të kronikës së...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të mërkurë një rast të rëndë ...
Dritan Harapi një banor i Fierit, tregoi për “Stop” se kis...
Fiks Fare denoncoi sërish kushtet ku qëndrojnë personat me...
“JOQ” dhe “Lolita” janë dy faqe të vetëquajtura “media...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Një konflikt me një të plagosur u regjistrua mbrëmjen e so...
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme zonën e “Komu...
Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi...
Kavaja u përgjak mbrëmjen e sotme nga vrasja e dy personav...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në ven...
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare ...
Moti për ditën e hënë parashikohet me vranësira të dendura...
Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus, Wagner, tha...
Polonia dëshiron që BE të përdorë të gjitha mjetet në disp...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të mërkurën se marr...
Qeveria gjermane ka rënë dakord që të dërgojë 12 miliardë ...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...
Klodian Muço, eksperti i ekonomisë, i cili është marrë...