
Bashkimi Europian duhet të rishpikë veten
Ndryshimet e mëdha që po ndodhin në sistemin global, po i ...
Fotografia e trupit të pajetë të Alan Kurdit 2-vjeçar që dergjej në brigjet turke, u shfaq në titujt kryesorë të mediave në vitin 2015. “Kurrë më!” bëri thirrje një media ndërkombëtare e indinjuar, pasi Kurdi dhe familja e tij siriane u mbytën në përpjekje për të ardhur në Evropë dhe për të qenë të sigurt nga tmerret e luftës në vendin e tyre.
Tragjedia e fundit në Mesdhe, që i mori jetën të paktën 62 njerëzve, përfshirë fëmijë, është një kujtesë e fortë se asgjë nuk ka ndryshuar. Kryeministrja e Italisë, Xhorxhia Meloni, shprehu “dhimbjen e saj të thellë”. Presidenti italian, Serxho Matarela, paralajmëroi se tragjedia nuk duhet të lërë “askënd indiferent”, dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian të marrë masa për shmangien e tragjedive të tilla në të ardhmen.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Lejen premtoi të “dyfishojë përpjekjet” kundër emigracionit të paligjshëm. Unë nuk kam dyshim asnjë për sinqeritetin e tyre personal. E megjithatë, institucionet që drejtojnë ata mbajnë përgjegjësi për humbjen e vazhdueshme të jetëve njerëzore në detin Mesdhe.
Politika evropiane ndaj emigracionit vazhdon të dënojë çdo vit me vdekje më shumë se 2000 burra, gra dhe fëmijë që humbin jetën në ujërat e Mesdheut. Qeveria e Melonit ka sabotuar në mënyrë aktive misionet e kërkimit-shpëtimit të udhëhequra nga OJQ-të që përpiqen të shpëtojnë jetë njerëzish në det të hapur.
Sipas legjislacionit të ri të qeverisë së saj, anijet që kanë shpëtuar emigrantë dhe i kanë marrë në bord nuk mund të qëndrojnë në det për të vazhduar misionin e tyre. Ato duhet të shkojnë në portet e caktuara për to në veri të Italisë nga autoritetet italiane, që janë ditë lundrimi larg zonës kryesore të operacioneve.
Kjo ka sjellë një reduktim drastik të kohës që anijet mund të angazhohen në shpëtimin e refugjatëve, dhe sigurisht një rritje të numrit të viktimave. Megjithatë, Evropa ka një përgjegjësi edhe më të madhe për humbjen e jetëve në detin Mesdhe. Varka që u përmbys në brigjet e Kalabrisë po vinte nga Turqia e largët.
Pse nuk u përpoq të ankorohej në Greqi, e cila ndodhej shumë më pranë? Arsyeja është e dyfishtë. Në vitin 2016, qeveria gjermane, e drejtuar në atë kohë nga Angela Merkel, ra dakord për një marrëveshje me Turqinë, që edhe sot e kësaj dite e mbështet me para regjimin jo-liberal të Rexhep Tajip Erdogan, në këmbim të kthimit pas të çdo refugjati që arrin në Greqi në mënyrë të parregullt nga Turqia.
Përveç kësaj, Bashkimi Evropian ka qenë i zënë duke ndihmuar vendet e Ballkanit për të investuar tek policimi dhe menaxhimin e kufijve. Të marra së bashku, rrugët për në Evropë përmes Turqisë, Greqisë ose Ballkanit janë mbyllur, duke i inkurajuar emigrantët të udhëtojnë më larg në perëndim drejt Italisë.
Meloni pretendon me zgjuarsi se ajo thjesht dëshiron të përsërisë me Afrikën Veriore, atë për të cilën Evropa ka rënë tashmë dakord me Turqinë dhe Ballkanin. Evropa, thotë ajo, duhet të nënshkruajë një marrëveshje për të ndalur emigrantët që përpara se të nisin udhëtimin e tyre të rrezikshëm.
Ky sistem është vendosur tashmë pjesërisht:qindra mijëra emigrantë mbahen ilegalisht në kampet e përqendrimit të improvizuar në Libi të drejtuar nga milicitë, ku torturat dhe përdhunimet janë të mirë-dokumentuara. Kjo masë u miratua në vitin 2017 nga qeveria socialdemokrate e Paolo Xhentiloni, aktualisht komisioneri i BE-së për çështjet ekonomike.
Sado imorale që mund të jenë politikat e Melonit, imoraliteti i tyre ndahet edhe nga institucionet italiane dhe evropiane. A mund të jenë gjërat ndryshe? Po. Qindra OJQ, platforma civile dhe bashki kanë mbledhur prej vitesh propozime për një qasje të ndryshme evropiane ndaj migrimit.
Një mision evropian i kërkim-shpëtimit, duhet t’i vendosë gjërat në duart e publikut dhe të kryejë operacione të rregullta në Detin Mesdhe. Emigrantët e shpëtuar në det duhet të rishpërndahen në të gjithë BE-në, dhe marrëveshjet ndërmjet shteteve duhet të shoqërohen me një rol më të madh për komunat.
Pse Franca duhet të bllokojë, le të themi Montpelienë, që të mirëpresë emigrantët e shpëtuar?
Siç argumenton misioni italian i kërkim-shpëtimit “Mediterranea”, trafikimi i paligjshëm i qenieve njerëzore ekziston vetëm sepse nuk ka kanale të ligjshme për migrimin drejt Evropës.
BE-ja duhet të përcaktojë kuotat vjetore për vizat e punës, dhe të organizojë trajtimin e kërkesave nga konsullatat e saj në mbarë botën. Me hapat e saj të fundit për zgjatjen e vizave të punës me Ganën, Gjermania ka dhënë një shembull tjetër që duhet ndjekur.
Sepse shumë njerëz do të preferojnë më mirë të presin, sado gjatë qoftë, në vend të një kalimi të rrezikshëm në shkretëtirës dhe det. Së fundi, duhet të zgjerohen ndjeshëm skemat e migrimit rrethor. Migrimi nuk është kurrë një zgjidhje e mirë për vendet e origjinës, pasi sjell largimin e më të arsimuarve dhe ndarjen e komuniteteve.
Qarkullimi i punës i jep mundësi emigrantëve të vijnë rregullisht në Bashkimin Evropian për një periudhë kohore të kufizuar. Për shembull Spanja planifikon të trajnojë dhe punësojë një grup marokenësh si shoferë kamioni, duke zgjeruar skemat e provuara dhe të testuara tashmë si të suksesshme në sektorin bujqësor.
Tragjedia e fundit në Mesdhe shkakton pikëllim dhe zemërim tek çdo qenie njerëzore, dhe përfaqëson një njollë tjetër në ndërgjegjen e çdo evropiani. Megjithatë, ne duhet ta shohim me dyshim çdo politikan që shfaq empati në përgjigje të saj. Nuk na duhen më lot, por politika për ta ndryshuar situatën.
Shënim:Lorenzo Marsili, filozof, aktivist italian, dhe themelues i “European Alternatives”.
Ndryshimet e mëdha që po ndodhin në sistemin global, po i ...
Shkenca është përpjekur gjithmonë që të zgjidhë misterin e...
Nëse 30 vjet më parë ishim dakord me Frensis Fukujamën, ku...
Nëse kërkon në google për “varësi nga pornografia” të ...
Mendimet dhe ndjenjat nuk sillen si objektet materiale që ...
Një grua 82-vjeçare, e cila u shpall kohët e fundit vdekur...
Guximi mund të shfaqet në të gjitha format dhe madhësitë. ...
I dashur bir im, po të shkruaj këtë letër për 3 arsye: 1....
Sipas një studimi më të ri, të qenit në krye të listës së ...
Midis ekonomistëve po qarkullon kohët e fundit një batutë:...
Njerëzit janë përpjekur të shmangin pagimin e taksave që n...
Mijëra fëmijë dhe adoleshentë ukrainas janë rrëmbyer me fo...
Karnavalet? Të gjithë me maska për t’u veshur, fshehur, ...
Megjithëse mund të duhen javë ose muaj për të konfirmuar n...
Si mund të luftohet një armik si i ftohti? Ndërsa në t...
Një balonë spiune kineze e shkatërruar pasi u identif...
Që në fillim të këtij shekulli, shkencëtarët janë përpjeku...
Së shpejti do të mbushet një vit nga lufta që nisi Kre...
Armët bërthamore mund të vrasin miliona njerëz, të zhdukin...
Arti i arratisjes nga burgu i ka bërë legjenda hajdutët dh...
“Stop” hedh dritë mbi një ngjarje makabre në Durrës, me vi...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë një rast shumë të rë...
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë të fortë, ...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Vangjush Dako, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit është v...
SPAK ka lëshuar disa urdhër-arreste për ish-zyrtarë të bas...
Policia e Shtetit ka arrestuar një 37-vjeçar në Tiranë...
Zbardhen dhe dokumentohen 7 vjedhje të ndryshme të kryera ...
Një studim i INSTAT zbulon se pjesa më e madhe e lumenjve ...
Teologu Miron Çako ka zbuluar se ka sekte apo persona feta...
Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët ...
Dita Botërore e Mjedisit e njohur edhe si Dita ndërkombëta...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili sap...
Finlanda do të dëbojë nëntë diplomatë rusë nga Ambasada ru...
Rusia po kopjon taktikat e Iranit në përpjekjen për të shm...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perën...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Sot, më 6 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 l...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet në ...
Edhe pas emërimit të Mehmet Simsek si ministër Financash, ...
UBS ka bërë me dije se pritet që me 12 qershor të marrë Cr...