
Mënyra se si flini mund t’iu shkaktojë dhimbje në qafë dhe shpinë
Dhimbja e qafës mund të ketë shumë shkaqe:stresi, qëndrimi...
Elefsina, një nga tri kryeqytetet europiane të kulturës, është më i vogli dhe më i vjetri deri tani. Vizitorët i pret një program i madh kulturor, i cili ofron një imazh ndryshe nga ai tipik i Greqisë.
"Nëse dikush arrin të ndryshojë Elefsinën, atëherë ai do të jetë në gjendje të ndryshojë gjithë botën,” pati thënë dikur një artist. Arsye për ta ndryshuar këtë vend të vogël ka sa të duash. Me 25 mijë banorët e saj, Elefsina që ndodhet 20 kilometra në perëndim të Athinës, nuk është as shumë e bukur as shumë piktoreske. Greqia e fotografive të bëra gjatë pushimeve, ka pamje tjetër, ka qytete me rrugica të ngushta, njerëz në taverna në bregun e detit që vezullon me ngjyrën e tij gurëkali.
Në Elefsinë është e kotë të kërkosh për gjëra të tilla. Në vend të tyre në Elefsinë ka ndërtesa të ulëta pa zbukurime, ndërtesa industriale të rrënuara, avullore të prishura që ndryshken në një varrezë anijesh. Por mes tyre ka njerëz që qeshin, zemërgjerësi dhe kopshte të ngritura me shumë dashuri.
Elefsina është fytyra e pazbukuruar e Greqisë, është autentike, ka rrudha, s'ka fjalë, ka dinjitet. Mbase këto janë karakteristikat kryesore të Elefsinës, që bënë që ajo të zgjidhet si një nga tri kryeqytetet kulturore europiane të vitit 2023, duke qenë kryeqyteti më i vogël dhe më i vjetër i zgjedhur ndonjëherë nga ky institucion.
Në atdheun e Eskilit, poetit më të madh antik grek, do të organizohen në 30 pika të ndryshme 465 aktivitete. 192 artiste dhe artistë grekë dhe 137 artiste dhe artistë ndërkombëtarë, do të prezantojnë punimet e tyre bërë me moton "Mistere të Transformimit”, në gjithsej 17 zhanre arti. Temat kryesore që shërbyen si bazë për konceptimin e tyre janë njeriu, shoqëria, mjedisi dhe puna.
Mistere të së djeshmes dhe së sotmes
Drejtor artistik është regjisori dhe aktori 66-vjeçar, Michail Marmarinos. Me zell të madh ai shpjegon në një takim me "Deutsche Wellen" në sitin mbresëlënës arkeologjik, rrjetin e ndërlikuar të aktiviteteve që janë planifikuar të mbahen.
Elefsina antike ndodhet në qendër të qytetit të sotëm. Mijëra vjet më parë, njerëzit janë munduar të gjejnë sekretet e vdekjes me ndihmën e mistereve legjendare, "Mistere të Eleusit”. Me këto mistere kanë qenë lidhur ritet më të rëndësishme fetare të mbajtura në Greqinë antike.
Dikur në Elefsinë vinin mijëra mistikë për të nderuar me heshtjen e tyre Herofantët, kryepriftërinjtë e perëndeshës Dhimitra, perëndeshës së frytshmërisë.
Ne dimë sot pak për misteret e antikitetit, por ajo që dime është se Elefsina antike ka ndikuar shumë mbi jetën tonë: "Në këtë vend filloi kultivimi i grurit nga njeriu. Këtu njerëzit i dhanë fund të qenit nomadë, ndaluan së shtegtuari në kërkim të ushqimit,” shpjegon Michail Marmarinos, që duket se e njeh çdo qoshe të këtij vendi magjik dhe të nderuar. Pastaj ai shton duke theksuar: "Kultivimi i tokës shënon fillimin e kulturës.”
Disa metra larg ndodhet Telesterion-i, teatri i parë "jozyrtar" i botës, thotë Marmarinos. Jozyrtar, sepse koncepti i teatrit nuk ekzistonte në atë kohë. Por para se të mblidheshin për të parë komeditë apo dramat, njerëzit janë mbledhur në Elefsinë, për të qenë të pranishëm tek misteret.
Në vitin 2023, koreografi Sasha Waltz dhe regjisori Jochen Sandig do të shfaqin këtu pjesën "Human Requiem", një pjesë ku tingulli shkrihet me muzikën, dritën natyrore dhe trupin e njeriut. Për Marmarinos kjo është një përvojë estetike, që u tregon shikuesve se vetëm gjuha nuk mjafton. Këtu do të shfaqet edhe pjesa "Ma” e Romeo Castellucci-t. Çfarë do të mund të shikojnë spektatorët në të dhe çfarë do të thotë titulli i pjesës, është "mister” më vete.
Qyteti i refugjatëve
Një shtyllë tjetër e rëndësishme historike e qytetit është industria. Ajo i përmban të dyja, edhe bekimin edhe mallkimin. Bekimin, sepse ofroi punë dhe ekzistencë të re për mijëra refugjatë dhe të dëbuar që erdhën këtu në vitin 1922, pas shkatërrimit të Smirnës, Izmirit të sotëm turk. Mallkim sepse industria e dominuar deri në vitet 1990 nga rafineritë e naftës, fabrikat e çimentos dhe degëve të tjera, nuk sollën vetëm punësim dhe mirëqenie. Në këtë rajon të Greqisë niveli i sëmundjeve të kancerit dhe i ndotjes së mjedisit janë të larta.
Industria ka rënë shumë në 30 vitet e fundit, gjë që ka sjellë si pasojë rënien ekonomike të Elefsinës. Në shumë pika të qytetit shihen ndërtesat e rrënuara industriale.
Në kuadër të veprimtarive si kryeqytet kulturor do të ngrihet nga e para një fabrikë e vjetër ku prodhoheshin bojëra. Fabrika do të shndërrohet në një mjedis kulturor, që nuk do ta humbasë shkëlqimin edhe pas vitit 2023, dhe do të mbetet trashëgimi për banorët e zonës. Një nga të ftuarit e parë do të jetë artisti i arteve pamore, Juan Santovala nga Kolumbia. Ai do të krijojë këtu një vepër arti që u kushtohet punëtorëve të qytetit. Në të do të marrin pjesë njerëzit që kanë punuar në fabrika ose që punojnë ende. Për secilin nga ata do të krijohet një helmetë prej qeramike, e cila do t'u dhurohet pasi të mbyllet ekspozita.
Kultura dhe shpresa në rritje
Një vend tjetër shfaqjesh në të cilin janë duke u zhvilluar ende punime, është mulliri i dikurshëm i vajit. Aty nga viti 1875 deri më 1960 ishte një fabrikë e suksesshme sapuni. Ajo do të kthehet tani në vend takimi dhe arti. Ekspozita e parë i kushtohet ish-ministres greke të Kulturës, Melina Mercourit, dhe kolegut të saj francez të asaj periudhe, Jacques Lang-ut. Mercouri ka qenë ajo që zhvilloi në vitin 1985 idenë e programit të kryeqytetit kulturor. Lang dha kontribut të madh në zbatimin e tij. Direkt afër mullirit të vajit ndodhet një teatër i hapur, ku mes të tjerash do të inskenojnë pjesët e tyre teatri kombëtar i Novi Sadit nga Serbia dhe nga ai i kryeqytetit koreanojugor, Seul.
Mbresëlënëse është varreza e anijeve në portin e Vlycha-s. 70 anije të prishura janë lënë këtu në fatin e tyre dhe ndotin detin me ndryshk dhe naftë. Për shumë banorë të qytetit kjo është një njollë turpi që shteti grek u ka imponuar njerëzve për dekada me radhë. Megjithatë oqeanikët ofrojnë një pamje interesante për vëzhguesit. Çfarë historish tregojnë ato? Se si do të shfrytëzohet ky vend në kuadrin e veprimtarive të kryeqyteti kulturor është një mister tjetër.
Banorët e Elefsinës shpresojnë që viti kulturor 2023 do t'u sjellë sidomos zhvillim. Ata shpresojnë se do të kenë vizitorë të shumtë nga e gjithë bota, dhe që pas zhvillimit të aktiviteteve të mos bien në harresë nga qeveria qendrore e Athinës. Për njerëzit ky përqëndrim kulturor ofron edhe mundësi për të ndërtuar ose riparuar rrugët, sheshet dhe trotuaret. Viti 2023 ofron për ta mbase një shanc të papërsëritshëm për të hedhur themelet për një të ardhme më të mirë./ DW
Dhimbja e qafës mund të ketë shumë shkaqe:stresi, qëndrimi...
Kohët e fundit shkencëtarët kanë arritur të ringjallin dis...
Red Bull është një tjetër markë e madhe që përdori tek...
Gazetarët e kanë përshkruar pushtimin e Ukrainës si “lufta...
Menjëherë pasi reperi 59-vjeçar amerikan Coolio ndërro...
Ata janë ndonjëherë protagonistë të lajmeve të kronikës së...
Mund të dukesh si një luftëtar, i përgatitur për betej...
Ndoshta të gjithë mund të biem dakord se është mirë dhe e ...
Përkufizimi i kohës është një çështje shumë e kontestuar. ...
Panetonia është ëmbëlsira e preferuar e të gjithëve pë...
1.Oleksandra Matvichuk - Juriste / Aktiviste, Ukrainë 39-...
Ishte një vit që e vuri botën në provë. Nga pushtimi i Ukr...
Për të gjashtin vit radhazi, "Forbes" publikoi klasifikimi...
1.Protesta kundër migracionit të paligjshëm, Iquique, K...
Viti 2022 ishte kaotik, dhe duket se 2023-shi do të ndjekë...
Gati 21 vjet më parë, presidenti amerikan Xhorxh W.Bush pa...
Dihet tashmë se disa dhjetëra kilometra nën sipërfaqen e T...
Qeveria britanike mbështeti përpjekjen për të vrarë Os...
Teksa po i afrohemi fundit të vitit, është koha për të bër...
Si një festë familjare, Krishtlindjet më të mira për t...
“Stop” hedh dritë mbi një ngjarje makabre në Durrës, me vi...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë një rast shumë të rë...
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë të fortë, ...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Vangjush Dako, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit është v...
SPAK ka lëshuar disa urdhër-arreste për ish-zyrtarë të bas...
Policia e Shtetit ka arrestuar një 37-vjeçar në Tiranë...
Zbardhen dhe dokumentohen 7 vjedhje të ndryshme të kryera ...
Një studim i INSTAT zbulon se pjesa më e madhe e lumenjve ...
Teologu Miron Çako ka zbuluar se ka sekte apo persona feta...
Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët ...
Dita Botërore e Mjedisit e njohur edhe si Dita ndërkombëta...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili sap...
Finlanda do të dëbojë nëntë diplomatë rusë nga Ambasada ru...
Rusia po kopjon taktikat e Iranit në përpjekjen për të shm...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perën...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Sot, më 6 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 l...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet në ...
Edhe pas emërimit të Mehmet Simsek si ministër Financash, ...
UBS ka bërë me dije se pritet që me 12 qershor të marrë Cr...